KultureVirale

‘Zhveshe lakuriq qeverinë argjentinase’, letra e Pablo Cobos për Diego Maradonën

Featured image of article: ‘Zhveshe lakuriq qeverinë argjentinase’, letra e Pablo Cobos për Diego Maradonën Diego Maradona

Refleksionet e një argjentinasi por, njëjtë janë edhe të miat kur shikojmë se VIP-at dhe të pasurit mund t’i shpëtojnë virusit duke u kuruar nëpër botë ndërkohë që qytetarët e thjeshtë hidhen nga ballkonet e spitaleve.

FALEMINDERIT DIEGO

Nga Pablo Cobos.

Sinqerisht, asnjëherë nuk mendova që të të falënderoja për diçka e cila nuk ka lidhje me futbollin, por sot ndiej se duhet ta bëj.

Faleminderit Diego që na tregove se cilët jemi, që zhveshe lakuriq qeverinë që kemi.
Që na bëre të shohim se kemi një vend që kur gjyshërit tanë po vdesin dhe nuk kanë qasje as për tek ambulanca, ndërsa ti në shtëpinë tënde pate në dispozicion 11 të tilla për orë të tëra.

Në një vend ku policia nuk lejoi një vajzë me kancer të qarkullonte dhe babai i saj duhej ta ngrinte atë në krahë për 5 km, ndërsa ju kishit qindra policë që bënin një karvan për të të çuar tek shtëpia Rosada.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një vend ku mijëra njerëz (përfshirë edhe unë) nuk mundën t’i thoshin lamtumirë ose të përcillnin për në banesën e fundit të dashurit e tyre, por ju patët një lamtumirë masive dhe të pakontrolluar.

Po, është i njëjti vend ku ky president na mbajti të mbyllur për 9 muaj dhe bëri që mijëra biznese të falimentonin, ku shumë ishin bllokuar pa mundur të arrinin në shtëpitë e tyre dhe ku kaq shumë të tjerë vdiqën vetëm, sepse kishte një pandemi vdekjeprurëse.

Faleminderit Diego që na lejove të shihnim këto dy Argjentinat: Një për të famshmit dhe politikanët ku gjithçka është e lejuar dhe një tjetër për qytetarët e zakonshëm që duhet të respektojnë rregullat të cilët ata të Argjentinës tjetër nuk i zbatojnë.

Juve, Diego, iu pëlqente që t’ua hiqnit maskën të gjithëve, dhe sot e hoqët maskën nga karantina dhe qeveria që mbështesnit.

Pusho në paqe dhe përsëri, faleminderit! ”

NGA MERI LIKA

Etiketa:

Shto Koment