Bota

Zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem në bazë të marrëveshjes/ Këshilltarja e Vuçiç: Serbia nuk ka firmosur gjë!

Ndërkohë, Suzana Vasiljeviç, këshilltarja për mediat e presidentit Aleksandër Vuçiç tha për televizionin TV Prva se zhvendosja e misionit të saj diplomatik nga Tel Avivi në Jeruzalemin, nuk është caktuar përfundimisht.
Featured image of article: Zhvendosja e ambasadës në Jeruzalem në bazë të marrëveshjes/ Këshilltarja e Vuçiç: Serbia nuk ka firmosur gjë! President Donald Trump dhe Aleksander Vucic

SERBI– Marrëveshja e cila u nënshkrua më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë përmbante një sërë pikash ku një ndër këto pika 16-të, parashikonte zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem, lëvizje kjo që do ta bënte të parin vend europian i cili zgjedh të hedh një hap te tillë tejet të diskutueshëm që reagime të shumta në vend.

Ndërkohë, Suzana Vasiljeviç, këshilltarja për mediat e presidentit Aleksandër Vuçiç tha për televizionin TV Prva se zhvendosja e misionit të saj diplomatik nga Tel Avivi në Jeruzalemin, nuk është caktuar përfundimisht.

“Lëvizja e ambasadës nuk është vendimi final. Hapat e ardhshëm do të diskutohen, dhe gjithçka do të varet pas kësaj nga hapat e Izraelit. Deri tani, as kemi pranuar dhe as kemi firmosur gjë”, deklaroi Vasiljeviç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, bazuar në pikën 16 të, Beogradi është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem brenda muajit shtator dhe të zhvendosë ambasadën e tij nga Tel Aviv në Jeruzalem deri në korrik 2021.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment