AktualitetShowbiz

Zhvatje, përgjim dhe regjistrim të bisedave! Vëllai i madh i Loredana Zefit dënohet me burgim në Zvicër, si u fut në borxhe me familjen e pasur

Luan B. është dënuar nga gjykata për falsifikim, përpjekje për zhvatje dhe përgjim të shumëfishtë dhe regjistrim të bisedave të huaja.
Featured image of article: Zhvatje, përgjim dhe regjistrim të bisedave! Vëllai i madh i Loredana Zefit dënohet me burgim në Zvicër, si u fut në borxhe me familjen e pasur Vellai i Loredana Zefit

ZVICËR– Vëllai i madh i reperes shqiptare Loredana Zefit është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Zviceriane. Luan B. është dënuar nga gjykata për falsifikim, përpjekje për zhvatje dhe përgjim të shumëfishtë dhe regjistrim të bisedave të huaja.

Për vite, Luan B. mbajti një marrëdhënie biznesi me paditësin Dominic N, djali i një konteshë të Lucernit. Luani i ka kërkuar mbi 480,000 euro. Ai ia ka marrë paratë borxh si komision për shitje bizhuterish prej rreth 1.3 milion franga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk është hera e parë që një pjestar në familjen e reperes është përfshirë në krime të tilla. Një vit më parë, ishte pikërisht Loredana ajo e cila pati një skandal mediatik në lidhje me zhvatjen e një çifti zvicerian. Po ashtu, një tjetër vëlla i reperes është dënuar më parë për trafikim lëndësh narkotike.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment