Aktualitet

Video/ “Zhvatës dhe gllabërues i parave tona”, studenti denoncon publikisht rektorin Koni: Nuk ka Këshilla Studentorë, s’caktojnë data

I ftuar në studion e lajmeve të “Fax News”, Alhmeti tha se Koni nuk e miraton dhe ka bllokuar datën e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë, pasi nuk dëshiron që studentët të kenë zë.
Featured image of article: Video/ “Zhvatës dhe gllabërues i parave tona”, studenti denoncon publikisht rektorin Koni: Nuk ka Këshilla Studentorë, s’caktojnë data Studenti
Përditësuar:

TIRANË– Dardan Alhmeta, student dhe activist për të drejtat e studentëve ka denoncuar publikisht rektorin e Universitetit të Tiranës. I ftuar në studion e lajmeve të “Fax News”, Alhmeti tha se Koni nuk e miraton dhe ka bllokuar datën e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë, pasi nuk dëshiron që studentët të kenë zë.

Këshilla Studentorë nuk ka që të jemi të saktë. Nuk ka pasur, janë disa njerëz fasadë që dalin, pasi motivohen nga rektori Mynyr Koni, i cili është burimi i zhvatjeve të studentëve. Ai ka gllabëruar buxhetet dhe tarifat tona.

Unë po e pyes: Pse nuk ka një datë për Këshillat Studentorë? Sepse nuk do, sepse nuk do që ne të marrim zë. Sigurisht që ai vepron me urdhër të shtetit. Ai s’na ka përkrahur kurrë, madje gjatë protestave u bë bashkë me policinë e shtetit dhe nxiti rrahjen tonë. Madje ai është edhe i kallëzuar për korrupsion,”- tha ai.

I pyetur për kartën e studentit, aktivisti u shpreh se ajo kartë është marrë vetëm nga anëtarë të Forumit Rinor të PS-së dhe se ajo kartë nuk të hyn në punë për asgjë. 

Ndërkohë që prej ditësh qarkullon në rrjet se Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ka bllokuar zgjedhjen e Këshillave Studentorë. Kryetari i Senatit Akademik, Kristian Kina i ka bërë thirrjet publike Konit që të vendosë datën e re.

“I nderuar z.Rektor!

Ne emer te studenteve senatore te Senatit Akademik, UT, kerkoj t’Ju percjell nje kerkese, sa te nevojshme po aq  dhe urgjente per situaten ku gjendemi.

Vitin e kaluar kemi qene te gjithe deshmitare te  Protestes Kombetare Studentore dhe mendoj se eshte e detyrueshme qe te gjitha palet, pas nje viti tashme, te bejne nje analize te detajuar te arsyeve qe çuan ne ate revolte masive, dhe gjithashtu shkallen e permbushjes se atyre kerkesave nga secila pale pergjegjese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Perpos shume kerkesave tona, nje nder to ishte dhe rritja e vendimmarrjes dhe perfaqesimit se studenteve ne cdo instance dhe organ qe ua percakton Ligji i Arsimit te Larte  80/2015, ku nje nder to jane dhe Keshillat e Studenteve.

Pas perfundimit te Protestes Studentore,  ne UT u ngrit nje Komision i Posacem per Hartimin e Rregullores se Zgjedhjeve per Keshillat Studentore. Rregullorja u miratua ne Senatin Akademik dhe me ne fund per studentet e UT u dha nje drite jeshile, nje shprese se gjerat do te ndryshonin dhe zeri i tyre do te  ndihej edhe me shume.

Mungesen e gatishmerise per te vendosur daten e re te zgjedhjeve per Keshillat Studentore, ne, si studente senatore, e denoncuam dhe ne mbledhjen e kaluar te Senatit Akademik, dt 24.10.2019, dhe nuk morem asnje pergjigje konkrete”, thuhet në letër.

“Per kete arsye, vendosem t’Ju drejtoheshim tani me kete leter publike, duke paraqitur edhe njehere, seriozitetin dhe nevojen urgjente te kesaj kerkese.

Studentet e Universitetit te Tiranes, si studentet e universitetit me te madh ne vend, duhet te organizohen sa me pare ne Keshilla Studentore, per nje veteqeverisje te tyre sa me demokratike, transparente dhe qe me ne fund, te drejtat dhe nevojat e tyre te jene me te perfaqesuara dhe orientuara ne drejtimin e duhur.

Thene sa me siper, kerkojme nga Ju qe ne mbledhjen e Senatit Akademik, dt 20.11.2019, te percaktoni zyrtarisht nje date per Zgjedhjet e Keshillave Studentore, ne Universitetin e Tiranes,”- shkruan Kina. 

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Video/ “Zhvatës dhe gllabërues i parave tona”, studenti denoncon publikisht rektorin Koni: Nuk ka Këshilla Studentorë, s’caktojnë data

  1. Kryetari i Senatit eshte Rektori dhe jo Kristiani. A mund ta pyesni Kristianin nese e ka akoma mandatin? Ai duhet ta kishte perfunduar Masterin, por vjen verdall se i sherben klanit qe sulmon Rektorin. Studentet duhet ta dine qe buxhetin nuk e menaxhon Rektori. Me keto qe thone duket qe jane te instruktuar gabim

Shto Koment