Bota

ZHURMË e madhe për kthimin e Hagia Sophias në xhami, vendoset kush do të jetë IMAMI i parë i saj, cili është boshnjaku Ferruh Muştuer

Ferruh Muştuer lindi në 1971 në Kütahya. Mes viteve 2006 dhe 2010, ai shërbeu si shërbyes fetar në Austri, ndërsa në vitin 2015 mori zuri vendin e parë në Konferencën Ndërkombëtare të Leximit të Lirë të Kuranit, që u mbajt në Kuvajt.
Featured image of article: ZHURMË e madhe për kthimin e Hagia Sophias në xhami, vendoset kush do të jetë IMAMI i parë i saj, cili është boshnjaku Ferruh Muştuer Ferruh Muştuer

TURQI– Ferruh Mustuer, me origjinë bosnjake, do të jetë imami i parë i Hagia Sophias, e cila pritet që të kthehet në xhami. Lajmi është publikuar nga mediat turke, të cilat kanë publikuar edhe të dhëna lidhur me jetën e tij.

Ferruh Muştuer lindi në 1971 në Kütahya. Mes viteve 2006 dhe 2010, ai shërbeu si shërbyes fetar në Austri, ndërsa në vitin 2015 mori zuri vendin e parë në Konferencën Ndërkombëtare të Leximit të Lirë të Kuranit, që u mbajt në Kuvajt.

Muştuer, ka shërbyer që prej vitit 2013 si imam i Xhamisë së Re në Stamboll “Eminönü”. Imami Muştuer është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të premten e 10 korrikut, në Turqi një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një ndër vendet kulturore me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shndërrimi i saj ka shkaktuar shumë reagime kundër vendimit të marrë nga qeveria Erdogan. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment