Bota

Zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve, Kryeministri i Rumanisë jep dorëheqjen

Ai e lajmëroi dorëheqjen pasi u zhgënjye me rezultatin e votave të numëruara deri tani nga 95% të votave kanë marrë 30% të votave.  
Featured image of article: Zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve, Kryeministri i Rumanisë jep dorëheqjen Ludoviç Orban

RUMANI-Kryeministri i Rumanisë, Ludoviç Orban ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në një deklaratë për shtyp. Ai e lajmëroi dorëheqjen pasi u zhgënjye me rezultatin e votave të numëruara deri tani nga 95% të votave kanë marrë 30% të votave.

Vetë Orban më parë e ka hequr si opsion koalicionet me partitë e tjera në Rumani për të qëndruar në pushtet. Ai tha se nuk do të negociojë kurrë me  Partinë e Social-Demokratëve dhe se nuk do të lejojë që PSD-ja të marrë pushtetin.

“Unë dua të jem shumë i qartë, ne kurrë nuk do të negociojmë me PSD, dhe nuk do të lejojmë kurrë që ajo të dëmtojë Rumaninë,” tha Orban.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme në Rumani vetëm 33% e popullisë votuan. Vëzhguesit ja hodhën fajin për këtë pjesmarrje të ulët pandemisë së Covid-19.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment