Politike

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Braçe sulmon Berishën: Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit është krimi më i madh i regjimit të Saliut!

Braçe thekson se përgjegjës i kësaj ngjarjeje të rëndë është vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.
Featured image of article: Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Braçe sulmon Berishën: Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit është krimi më i madh i regjimit të Saliut! Sali Berisha dhe Erion Braçe
Përditësuar:

TIRANË– Zëvëndëskryeministri Erion Braçe nuk i ndal akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Braçe thekson se rrëmbimi, torturimi, vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është krimi më i madh shtetëror i rregjimit të Sali Berishës. Sipas Braçes, kjo çështje tregon edhe dështimin e drejtësisë shqiptare.

Akuzat për Berishën, ai i vijon më tej, ku përmend sipas tij edhe një zinxhir hapash kriminale, si vrasja e 4 qytetarëve në Bulevard dhe Gërdecin.

Postimi i plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RREMBIMI, TORTURIMI, VRASJA, ZHDUKJA E REMZI HOXHES ESHTE KRIMI ME I MADH SHTETEROR I RREGJIMIT TE SALI BERISHES! Nuk ka ndodhur me kend ky zinxhir hapash kriminale; Ai rregjim vrau nga frika 4 qytetare paqesore ne Bulevard,
por trupat e tyre nuk u zhduken; Ai rregjim vrau per korrupsion 26 qytetare, punetore ne Gerdec, por trupat e tyre nuk u zhduken! Remzi Hoxha ishte nje luftetar ne Tirane;
Luftetar per lirine e shqiptareve te Kosoves! Kjo ishte arsyeja qe Sali Berisha,
Bashkim Gazidede urdheruan dhe egzekutuan rrembimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes! Krimi mbi REMZI HOXHEN eshte deshtimi me i madh i DREJTESISE SHQIPTARE; Te vjetres te kontrolluar nga Sali Berisha e pushteti i tij, te rese qe nuk po belbezon akoma.DREJTESIA ESHTE DOREZUAR! Ka frike! Pas vdekjes se prokurorit kurajoz Xhevat Hana, askush nuk guxon te preke me krimin mbi Remzi Hoxhen.
 Drejtesi pa kurajo nuk ka! Mungesa e drejtesise per krimin mbi Remzi Hoxhen eshte edhe deshtimi im, si qytetar, si gazetar, si politikan, si deputet, si qeveritar; As une e askush tjeter-vec Xhevat Hanes, nuk bera e beme gjithcka per Drejtesine ndaj ketij krimi barbar! Akti i sotem i familjes se Remzi Hoxhes, Adrianit, nenes, dy motrave e dy vellezerve te tij-ndalja e kerkimit per eshtrat e vellait, burrit, babait te tyre,
eshte nje akt i rende akuze mbi shtetin shqiptar, mbi secilin prej nesh ne pushtet e me pushtet, ne polici, sherbime, ne prokurorine speciale kunder krimit dhe gjykaten po te tille; Duhet ta pranojme kaq te rende, kokeulur e te perulur! Por njeheresh edhe duke u shkundur; Nga banda e 25 viteve me pare, Sali Berisha e vrasesi i tij Ilir Kumbaro jane aktiv; Duhet ti shkojne DREJTESISE me cdo kusht!
Bashke me ta, Drejtesise duhet ti dorezohet edhe secili, kudo, qe ndihmoi banden e rrembyesve, torturuesve, vrasesve dhe zhdukesve te Remzi Hoxhes ti shpetoje DREJTESISE! Cilido ne politike, Kuvend, polici, prokurori, gjykate, Qeveri-Ministrine e Drejtesise. Une besoj me force se ka ende kohe per DREJTESI, nga Drejtesia e Re natyrisht! Koha iken por krim pa ndeshkim nuk duhet te kete! Ndryshe, deshtimi do na ndjeke pas cdo dite te jetes!

Ky reagim i Braçes vjen pas intervistës së djalit të Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha në emisionin  Repolitix në Report TV. Ky i fundit tha se Sali Berisha ka urdhëruar ndalimin e babait të tij dhe se përgjegjësi në këtë histori është vetëm ish-kryeministri.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment