Aktualitet

Nëna e veshur me të zeza ka ende shpresë! 10 muaj i zhdukur, mister fati i Fajton Myrtajt, e motra: S’gjendet as trupi! Perlati i mbulon gjërat me lekë (Lidhja intime me gruan e kushëririt)

Motra e Fatjonit, thotë se më shumë se sa për lekët, ata dyshonin se nusja e nipit të Perlat Myrtaj, kishte një marrëdhënie jashtmartesore me të vëllanë e saj dhe për këtë arsye e kanë ‘eliminuar’.
Featured image of article: Nëna e veshur me të zeza ka ende shpresë! 10 muaj i zhdukur, mister fati i Fajton Myrtajt, e motra: S’gjendet as trupi! Perlati i mbulon gjërat me lekë (Lidhja intime me gruan e kushëririt) Nëna dhe motrat e Fatjon Myrtajt

FIER– Fati i Fatjon Myrtajt ende nuk dihet! 29-vjeçari nga Fieri është zhdukur prej muajsh dhe ende kërkohet nga autoritetet. Familjarët e Fatjon Myrtajt, nëna e të riut, Faria dhe dy motrat e tij, të ftuara në “Shqipëria Live”, dyshojnë se ai është vrarë nga i kushëriri, Perlat Myrtaj.

Sipas nënës së tij, Faries, Fatjoni i kishte marrë pesë milionë lekë borxh nuses së nipit të Perlatit. Ndërkohë e motra e Fatjonit, thotë se më shumë se sa për lekët, ata dyshonin se nusja e nipit të Perlat Myrtaj, kishte një marrëdhënie jashtmartesore me të vëllanë e saj dhe për këtë arsye e kanë ‘eliminuar’.

Qëllimi i tyre nuk ishte tek lekët por tek lidhja. Nuk e ka pranuar as nusja e tyre. Dhe as Fatjoni. Ishte dyshimi i tyre sepse nuk kishin asnjë fakt. Nuk gjendet trup, se para se të rrëmbehej Fatjoni e kanë pohuar vetë me gojë Perlati dhe Hysniu, ky i fundit është kryesori. Ai i mbulon gjërat me lekë. Ka hedhur miliona euro, e di shumë mirë,”-u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fatjon Myrtaj ka humbur kontaktet me familjen e tij më datë 16 shtator. Vetëm disa ditë më vonë ishte vëllai i tij, ai që denoncoi në Policinë e Fierit zhdukjen e 29-vjeçarit. Sipas tij, 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga Ladjon Myrtaj 26 vjeç dhe Perlat Myrtaj 47 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment