Aktualitet

Zhduket pa lënë gjurmë nëna me vajzën 2-vjeçe në Vlorë, alarmohen familjarët

Mesohet se kallëzimi në polici është bërë nga bashkëshorti. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka informacion se ku ndodhet gruaja dhe vajzën e tij.
Featured image of article: Zhduket pa lënë gjurmë nëna me vajzën 2-vjeçe në Vlorë, alarmohen familjarët Foto ilustruese

VLORË- Zhduket në Vlorë një grua bashkë me vajzën e saj 2-vjeçe. Policia bën me dije se gruaja bashkë me vajzën është larguar nga banesa 2 ditë më parë. Ndërkohë, burri i saj gjatë denoncimit në Polici ka deklaruar se nuk di asgjë rreth tyre.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta. Po punohet për gjetjen e tyre. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment