Rajoni

Zhduket një i mitur në Gjakovë të Kosovës, në alarm familjarët

Një i mitur është zhdukur në Gjakovë. Deri më tani familjarët nuk kanë asnjë informacion për të.
Featured image of article: Zhduket një i mitur në Gjakovë të Kosovës, në alarm familjarët Zhduket i mituri

Kosovë- Një ngjarje që i ka alarmuar të gjithë ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Gjakovës pasi është zhdukur një i mitur.

Nga mediet kosovare raportohet se kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e së martës dhe menjëherë familjarët kanë bërë njoftim në Polici.

“Gjakovë 05.11.2019-08:30. Me 06.11.2019 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, djali tij (i mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Ende deri më tani nuk dihet më asgjë nga fëmija i zhdukur.

J.V/Dosja.al

Shto Koment