Aktualitet

Zhduket i riu nga Gjirokastra, banorët: 8 ditë më parë e pamë të hipte në një makinë (EMRI+FOTO)

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë rrëfyer se hera e fundit që është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë.
Featured image of article: Zhduket i riu nga Gjirokastra, banorët: 8 ditë më parë e pamë të hipte në një makinë (EMRI+FOTO) Izet Tosuni, i humburi

GJIROKASTËR- Një i ri nga Libohova është zhdukur pak ditë më parë në rrethana misterioze. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se 17-vjeçari, Izet Tosuni ka humbur kontaktet më familjarët pak ditë më parë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë rrëfyer se hera e fundit që është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë.

Familjarët kanë referuar dhe rastin në Polici dhe kërkojnë dajlin e tyre, por deri tani nuk ka asnjë lajm prej tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit dhe ishte në kushte të vështira ekonimike. Ai është shpallur në kërkim, por dyshohet se mund të jetë larguar dhe drejt Greqisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment