Aktualitet

Zhduken 5 minorenë shqiptarë në Angli, policia dyshon të jenë fshehur në komunitetin shqiptar të jashtëligjshëm britanik

FOTO
Djemtë kanë mbërritur në Angli të pa shoqëruar nga prindërit dhe janë mbajtur në qendrat sociale nga ku ata janë larguar pa njoftuar. Ata i përkasin moshave 15-17 vjeç.
Featured image of article: Zhduken 5 minorenë shqiptarë në Angli, policia dyshon të jenë fshehur në komunitetin shqiptar të jashtëligjshëm britanik Fotot e minorenëve

ANGLI-Policia angleze ka bërë me dije ditën e sotme, që 5 djem minorenë shqiptarë janë zhdukur në Angli.

Djemtë kanë mbërritur në Angli të pa shoqëruar nga prindërit dhe janë mbajtur në qendrat sociale nga ku ata janë larguar pa njoftuar. Ata i përkasin moshave 15-17 vjeç rapoton TCH.

Sipas legjislacionit ata konsiderohen të humbur dhe është detyra e policisë për të nisur kërkimet por më shumë sesa zhdukje mendohet se ata janë fshehur ne komunitetin shqiptar që qëndron në mënyrë të jashtëligjshme  në shtetin e Anglisë.

Ligjet e Anglisë për emigracionin janë që të mos dëbojë asnjë fëmijë deri në moshën 18-vjeç dhe për ti shpëtuar dëbimit ata detyrohen të largohen nga qendrat sociale ku akomodohen.

Emrat e pesë minorenëve shqiptarë janë:

1-Arben Axhami vjeç 17, larguar nga Coventry, Ëest Midlands më datë 10/03/2021

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2-Denis Marku vjeç 17, larguar nga Harroë, London më datë 17/03/2021

3-Besmir Domi vjeç 16, larguar nga Luton, Bedfordshire më datë 11/02/2021

4-Artur Krasniqi vjeç 16, larguar nga Luton, Bedfordshire më datë 18/02/2021

5-Drilon Murati vjeç 16, larguar nga Edgëare, London më 24/01/2021

Këto raste janë vetëm maja e ajsbergut duke qënë se ka shumë të tjerë të cilët mbërrijnë në angli pa iu drejtuar azileve dhe detyrohen të punojnë në ato që quhen ndryshe “shtëpi bari” për të likujduar borxhet e vajtjes në Angli.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment