Kuriozitete

‘Zhduk’ Covid-19 brenda 5 ditëve, Rusia aprovon përdorimin e medikamentit “Coronavir’ për trajnimin e pacientëve me koronavirus

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir” përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë. Po ashtu ka rezultuar se mediakamenti ka dhënë efekt në frenimin e përsëritjes së koronavirusit të ri.
Featured image of article: ‘Zhduk’ Covid-19 brenda 5 ditëve, Rusia aprovon përdorimin e medikamentit “Coronavir’ për trajnimin e pacientëve me koronavirus Laborator

RUSI- Rusia ka dhënë aprovimin  që pacientët me Covid-19 të trajnohen me medikamentin “Coronavir’. Mediat e huaja kanë raportuar se kjo është vendosur pasi në rusi numri i të infektuarve me sëmundjen vdekjeprurëse ka shkuar në 700 mijë.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir” përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë. Po ashtu ka rezultuar se mediakamenti ka dhënë efekt në frenimin e përsëritjes së koronavirusit të ri.

“Coronavir’është një nga ilaçet e para në Rusi dhe në botë që nuk trajton komplikimet e shkaktuara nga SARS-CoV-2, por lufton vetë virusin,” thuhet në deklaratën e kompanisë së ilaçit.

Testimi filloi në fund të majit dhe mbi 110 pacientë të shtruar tani kanë marrë trajtimin, u citua kreu i provave klinike në Institutin Qendror të Kërkimeve të Epidemiologjisë së Rusisë, Tatyana Ryzhentsova.

Ministria e shëndetësisë dha miratimin e saj për përdorimin e Avifavir nën një proces të përshpejtuar ndërsa provat klinike janw nw proces.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm.”– ka thënë ministria

“Avifavir” pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore. Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me Covid.

Ilaçi është i treti i regjistruar në Rusi për të trajtuar koronavirusin e ri. E para, Avifavir, u është dhënë pacientëve që nga 11 qershori.

Burimi: TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment