Politike

Zguri i shqetësuar largohet nga mbledhja, Denar Biba me shpejtësi merr kompetencat: Vendi pa një datë zgjedhjesh

Debar Biba menjëherë mori kompetencat e mbledhjes pasi Klement Zguri u largua u shqetësuar nga mbledhja.

TiranëPasi kreu i KQZ-së Klement Zguri  u largua nga mbledhja e KQZ-së në mënyrë të pazakontë, kompetencat për të drejtuar këtë mbledhje i mori  me shpejtësi Denar Biba. Ai u shpreh se vendi është pa një datë zgjedhjesh dhe se mbledhja duhet të vijonte.

“Në mungesë të kryetarit mbledhja drejtohet prej meje. Nuk ka caktuar fare një datë zgjedhjesh. Ne duhet të zhvillojmë mbledhjen. Vijojmë me organizimin e zgjedhjeve të 30-qershorit. Shqipëria është pa datë zgjedhjesh. Akti administrativ konsiderohet që nuk ekziston”, u shpreh Denar Biba.

Nëse KQZ do të vijojë punën, atëherë mazhoranca e quan “nul” dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metënpërmes një rezolute.

vijon…

J.V & A.S/Dosja.al 

 

Shto Koment