Aktualitet

Zgjoi lagjen pas sherrit me gruan, shqiptari tentoi të arratisej kur dëgjoi policinë, bie nga ballkoni dhe përfundon në spital

Njq 46-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni në Itali teksa përpiqej të arratisej nga policia. Pak çaste më parë ai po zihej me gruan. 
Featured image of article: Zgjoi lagjen pas sherrit me gruan, shqiptari tentoi të arratisej kur dëgjoi policinë, bie nga ballkoni dhe përfundon në spital Foto ilustruese

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë nga 4m lartësi, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.  Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai po zihej me gruan dhe në momentin kur erdhën karabinierët tentoi të arratisej nga ballkoni, por i rrëshqiti këmba dhe u rrëzua. Sipas mediave italiane ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Si ndodhi ngjarja?

Pak përpara se të vinte policia, shqiptari i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit filloi të zihej me gruan, ndërsa shkatërroi të gjithë shtëpinë. Ai filloi të godistë mobiliet më pas theu xhamat dhe në momentin kur erdhën karabinierët u mbyll në dhomë. Më pas ai tentoi që të arratisej nga ballkoni, duke qenë se banonte në kat të dytë. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë, duke marrë lëndime të shumta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e karabinierëve. Këta të fundit kanë nisur punën, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment