Politike

Zgjidhni, votoni, vendosni me identifikimin elektronik!

Identifikimi elektronik është pajisja lider, e cila mundëson e votimin e lirë e të barabartë, duke ofruar një zgjidhje tejet të dobishme në procesin zgjedhor, falë kontributit të saj në regjistrimin e votuesve.
Featured image of article: Zgjidhni, votoni, vendosni me identifikimin elektronik! Foto nga pajisja

TIRANE- Në prag të zgjedhjeve, ju sjellim në vëmendje një prej risive më të rëndësishme teknologjike, e cila për herë të parë do të jetë në çdo qendër votimi, në të gjithë Shqipërinë.

Këtë vit, përmes identifikimit elektronik, do të garantohet votimi i ndershëm për të gjithë votuesit. Kjo, sepse identifikimi elektronik është një pajisje teknologjike, e sjellë nga “Smartmatic” dhe e ka dëshmuar më së miri efikasitetin dhe saktësinë e saj në zgjedhjet që janë mbajtur 5 kontinente, duke regjistruar në sistem plot 5 bilionë votues, pa hasur asnjë problematikë.

Identifikimi elektronik është pajisja lider, e cila mundëson e votimin e lirë e të barabartë, duke ofruar një zgjidhje tejet të dobishme në procesin zgjedhor, falë kontributit të saj në regjistrimin e votuesve.

Kjo risi teknologjike do të kthehet në urë lidhëse mes qytetarit dhe aksesimit në procesin e votimit, për të garantuar të drejtën e votimit në mënyrë të sigurt dhe në transparencë të plotë.

Me shumë eficencë, identifikimi elektronik merr pjesë në të gjitha hapat e procesit zgjedhor, duke minimizuar ndjeshëm kohëzgjatjen e publikimit të rezultateve finale të procesit zgjedhor, si dhe duke identifikuar tentativat për votim të dyfishtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, një tjetër benefit i identifikimit elektronik është edhe ruajtja e të dhënave të qytetarëve, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe asgjësimi i tyre pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Identifikimi elektronik garanton votim dhe zgjedhje legjitime, duke respektuar të drejtën themelore të votimit dhe transparencës së zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë.

Më 25 prill 2021, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë në mënyrën të ndershme, përmes risisë teknologjike më të avancuar.  

(dosja.al)

Shto Koment