Rajoni

Zgjidhja Greke gjendet në Greqinë Qendrore, Fthiotida/ Një destinacion i sigurt, i arritshëm dhe me cilësi të lartë

Pozicionimi i saj pranë Athinës, e shndërron Fthiotiden jo vetëm si një alternative, por një zgjedhje të parë për këdo që dëshiron të shijojë Greqinë, por duke mos pasur mundësinë të vizitojë zona të thella të vendit për shkak të fluturimit ose ndonjë kufizimi tjetër të transportit.
Featured image of article: Zgjidhja Greke gjendet në Greqinë Qendrore, Fthiotida/ Një destinacion i sigurt, i arritshëm dhe me cilësi të lartë Foto ilustruese

Ndërsa shumica e vendeve në mbarë botën përpiqen për të ashtuquajturen “hapje” nga vala e parë e krizës Korona, Greqia krenohet jo vetëm si një destinacion tradicional i turizmit, por edhe si një prej lojëtareve më të mira në luftën kundër Koronavirusit.

Efikasiteti i kapitalit vendas njerëzor shkencor dhe shëndetësor në trajtimin e përhapjes së virusit e ka bërë Greqinë  një nga destinacionet më të sigurta në të cilat dikush mund të kalojë pushimet e tij / saj. Një kohë pushimesh që nuk do të kalohet sipas rregullave të zakonshme.

Sezoni i afërt  turistik mund të lehtësojë promovimin e një shumëllojshmerie të formave të turizmit, gjë e cila mund të sigurohet  nga Greqia Qendrore dhe veçanërisht nga  Fthiotida (njësia rajonale)  në zemër të saj.

Pozicionimi i saj pranë Athinës, e shndërron Fthiotiden jo vetëm si një alternative, por një zgjedhje të parë për këdo që dëshiron të shijojë Greqinë, por duke mos pasur mundësinë të vizitojë zona të thella të vendit për shkak të fluturimit ose ndonjë kufizimi tjetër të transportit.

Fthiotida është pothuajse si një shembull i vogël i pjesës tjetër të Greqisë, plot vende pak të prekura nga turizmi masiv, e përqëndruar dhe e mbushur me të gjitha llojet e bukurive natyrore, vendeve historike, fetare dhe arkeologjike, si dhe një mori zakonesh dhe traditash vendase.

E vendosur në zemër të Greqisë kontinentale, pushuesit e saj mund të udhëtojnë lehtësisht në resortet  malore apo ato bregdetare, pavarësisht nëse janë në kontinent apo në arkipelagun e afërt, Sporades. Duke qenë se ofron një larmi strehimesh me cilësi të lartë dhe lehtesira për pushimet tuaja, Fthiotida është një destinacion ideal edhe për udhëtarët më të sofistikuar.

Në të njëjtën kohë, shumëllojshmeria e pikave turistike që ofron zona, i jep vizitorëve ndjesinë sikur kanë udhëtuar në të gjithë Greqinë.

Pavarësisht nëse tërhiqeni nga bregdeti, për një pushim buzë detit, apo anët malore jua ka më shumë ënda, Fthiotida është padyshim rajoni i të gjitha stinëve.

– Parqet Natyrore Oeta dhe Parnasos ofrojnë një ambient të shkëlqyer për këdo që kërkon të bëjë ecje në mal dhe të shijojë peizazhe natyrore të paprekura, natyrë piktoreske, si dhe shumë aktivitete edukative për fëmijë edhe për të rritur.

– Burimet termale në Kamena Vurla, Koniavitis, Termopile, Ipatis, Kalidromos, Platistomos, Paleovraka, Dranistas – Kaitsas janë disa nga më të famshmet në zonë, të vizituara nga mijëra vizitorë çdo vit.

– Muzetë Arkeologjikë në Lamia dhe Atalanti, së bashku me Muzeun Bizantin në Ipatis, shfaqin ekspozita nga e gjithë Greqia Qendrore, duke i bërë ato reliket më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Kalaja e Lamisë, një vend tjetër magjepsës kulturor i kryeqendrës së Greqisë Qendrore, lartësohet mbi luginën e lumit Sperhios, deri në detin Malian.

– Në ultësirat e malit Oeta, Manastiri Agathonos është një monument i  jashtëzakonshëm me rëndësi të madhe historike dhe fetare, duke i dhënë vizitorëve mundësinë për të admiruar të gjitha llojet e kafshëve të egra të mbrojtura të zones si dhe faunën që rrethojnë Manastirin.

– Fshati Gorgopotamos, së bashku me urën e tij të famshme, është një simbol i përhershëm i unitetit kombëtar, i vendosur vetëm disa kilometra larg nga kryeqendra, Lamia, mes një peizazhi të mrekullueshëm të harlisur.

– Termopilet, kalimi shumëvjeçar midis Greqisë së Veriut dhe Jugut dhe një simbol i përjetshëm i luftës për liri pavarësisht gjithckaje, ju garanton një vizitë si për statujën e Leonidas edhe për Muzeun që ndodhet atje.

– Fshatrat Pavliani dhe Velica, dy vendpushime madhështore malore afër Lamisë, së bashku me Amfiklia – Elatia, jo vetëm që duken ideale për pushimet dimërore, por edhe për ato verore.

– Ahladi, i vendosur në pjesën lindore të Fthiotidas, një fshat peshkimi me orientim ishullor të Egjeut, është një destinacion ideal për ata që kërkojnë të kridhen në një kënaqësi të veçantë gastronomike.

– Në perëndim të Fthiotida, fshati alpin i Mavrilos, tërheq turistë gjatë gjithë vitit dhe është i famshëm për Festivalin e Gështenjës, që mbahet atje çdo vit dhe organizohet nga qindra banorë.

– Më në fund, kjo listë nuk do të ishte i plotë pa përmendur Shën Konstantinin, Kamena Vurla, Skala e Atalanti, Theologos, Rahes dhe Glifa – flamujt blu bregdetare dhe të njohura gjerësisht si destinacione pushimesh me cilësi të lartë për pushuesit nga e gjithë Greqia.

– Qytetet si Lamia, Amfiklia, Elatia, Atalanti, Shën Konstantini, Stilida, Domokos, Timfristos, Makrakomi, Sperhiada dhe e gjithë Fthiotida presin udhëtarë të të  gjitha shijeve dhe interesave.

Joanis Ath. Sarakiotis- Anëtar i Parlamentit Grek, SYRIZA

Shto Koment