FactcheckPolitike

Zgjidhja e krizës politike, shuhet shpresa amerikane, Jorn Fleck: Vizita s’ka lidhje me situatën

Drejtori i Asocuar i Iniciativës për Europën e Ardhshme, pjesë e Këshillit Atlantik, foli për Dosja.al dhe mohoi faktin që situata politike të ketë ndikuar vizitën e tyre në Shqipëri.
Featured image of article: Zgjidhja e krizës politike, shuhet shpresa amerikane, Jorn Fleck: Vizita s’ka lidhje me situatën Jorn Fleck, Drejtori i Asocuar i Iniciativës për Europën e Ardhshme

TIRANE- Vizita e Kongresmenëve amerikanë në Shqipëri nuk ka lidhje me krizën politike.  Këtë e zbuloi për Dosja.al, organizatori i vizitës, Jorn Fleck.

“Kjo është një vizitë e planifikuar shumë kohë më parë në 4 vende të Ballkanit Perëndimor si pjesë e punës sonë aftagjatë në rajon”, tha Fleck për Dosja.al.

Drejtori i Asocuar i Iniciativës për Europën e Ardhshme, pjesë e Këshillit Atlantik, e mohoi që vizita të jetë nxitur nga aktualiteti politik në vend, por nuk e komentoi nëse është folur rreth krizës politike.

Ajo që sot u pa si një iniciativë amerikane për të ndërmjetësuar mesa palëve, në fakt nuk është e vërtetë.

Megjithëse takuan drejtuesit kryesorë të Shtetit dhe politikës, Kongresmenët ksihin një axhendë më të gjerë, të planifikuar prej kohësh.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment