Politike

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Elbasanit, Balla: 7 kryebashkiakët të bashkëpunojnë, kemi problematika

Balla i kërkoi të pranishmëve që të kenë një bashkëpunim rajonal për fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.
Featured image of article: Zgjidhet kryetari i Këshillit të Elbasanit, Balla: 7 kryebashkiakët të bashkëpunojnë, kemi problematika Bukurosh Stafa

ELBASAN– Këshilli i Qarkut të Elbasanit do të kryesohet sërish nga Bukurosh Stafa. Socialisti u zgjodh gjatë një mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla i kërkoi të pranishmëve që të kenë një bashkëpunim rajonal për fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.

“7 kryebashkiakët të bashkëpunojnë mes tyre. Bashkëpunim me shumë tematika. Kryesisht në ujësjellsa. Elbasani ka problematika për ujin e pijshëm,“-tha Balla.

Ditën e djeshme në Durrës u rizgjodh kryetari i Këshillit, Alfred Mullaraj, i cili falenderoi Vangjush Dakon. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment