
TIRANË- Përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit dhe Sekretariatit teknik për Vettingun në Polici, Gardën e Shtetit dhe SHÇBA.
Ministria e Brendshme ka publikuar anëtarët e përzgjedhur pas një periudhe kontrolli që ka zgjatur 4 muaj. Pas konstituimit pritet të kalojnë në filtër 300 policët e parë duke nisur me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliun dhe më pas në drejtorët e qarqeve dhe sipas gradave. Pas fazës së parë, procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.
Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:
- Ana Kapaj
- Artur Baku
- Marjeta Gjelaj
- Sonila Kadareja
- Viktor Bërdo
Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:
- Ela Kërka
- Elda Kuka (Balili)
- Elida Liko
- Ledian Rusta
- Mirela Ujkani (Miti)
Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:
- Nertila Sadedini (Murati)
- Bledar Ilia
- Arta Lleshi
- Elton Muça
Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:
- Amarildo Kurti
- Arta Lleshi
- Eralda Bajollari
- Erjena Bashari
- Erlisa Shkodrani
- Floris Muho
- Gent Pejo
- Gëzim Selmani
- Ilva Mitro
- Iva Guçe
- Klevi Hajdini
- Marjana Çela
- Marjeta Përlala
- Suela Pashaj
- Laert Elmazaj
Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:
- Elvira Dabërdaku, inspektor
- Adriana Meko, inspektor
- Zamira Gjini, inspektor
- Alban Laska, inspektor
- Besnik Hodo, inspektor
Anëtarë zëvendësues janë:
- Dhimitrulla Spiro, inspektor
- Vjollca Koçollari, inspektor
Vetting-u në Policinë e Shtetit nisi më 9 prill të vitit 2018, ku 11 mijë efektivëve të parë që do t’u nënshtroheshin procesit iu la një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi i vetëdeklarimit u mbyll më 8 Maj, nga ku 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 44 prej tyre dhanë dorëheqjen.
Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë. Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar. Të gjithë efektivët të cilët nuk justifikojnë pasurinë do të përjashtohen nga radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas çështja do t’ju kalojë institucioneve ligjzbatuese.
(k.m./dosja.al)