Bota

Zgjerohet harta/ Covid-19 përhapet në të gjithë kontinentin afrikan, 83 viktima

Ditën e sotme janë shënuar edhe dy vitkimat nga koronavirusi në Afrikën e Jugut. Këto dy vdekje ndodhën në rajonin perendimor. Një një spital privat dhe tjetri në një Spital Publik.
Featured image of article: Zgjerohet harta/ Covid-19 përhapet në të gjithë kontinentin afrikan, 83 viktima Foto ilustruese

AFRIKË– Covid-19  vazhdon të përhapet në të gjithë kontinentin afrikan me 3243 raste të regjistruara deri më tani, dhe 83 vdekje.

56 milion banorët e Afrikës së Jugut u zgjuan që ditën e parë mes një bllokimi të rreptë të zbatuar nga policia dhe ushtria. Rrugët në pjesën më të madhe të Johanesburgut ishin të qeta e të boshatisura, megjithatë kishte shumë aktivitete në shumë lagje me densitet të lartë, ndërkohë që në vend vijonin ankesat  për kufizimet e forta të lëvizjeve që rrjedhimisht  mohonin shumë të ardhura jetike.

Masat e ngjashme të rrepta janë duke përfshirë të gjithë kontinentin, megjithëse disa qeveri, të tilla si Zimbabve, nuk kanë marrë ende masa kaq drastike.

Eritrea, një nga shtetet më autoritare në kontinent, deri më tani ka pezulluar vetëm transportin publik dhe shkollat. Më shumë se 20 vende kanë pezulluar pothuajse të gjitha fluturimet e pasagjerëve.

Totali i lartë i Afrikës së Jugut shpjegohet pjesërisht nga një përpjekje testuese agresive dhe relativisht e gjerë, dhe shifrat zyrtare të këtij vendi shihen nga ekspertët si të besueshëm, për dallim nga ato të Egjiptit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shifra e përgjithshme për kontinentin është pothuajse me siguri një nënvlerësim domethënës, pasi testi për virusin  kishte qenë jashtëzakonisht i kufizuar në shumë vende. Në mes të frikës së viktimave masive nga virusi në të gjithë botën, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë thonë se ekziston akoma një mundësi që Afrika të shmangë katastrofën.

Rreth gjysma e vendeve në Afrikë kanë ende një mundësi për të përmirësuar gjendjen e krijuar nga sëmundja, tha Matshidiso Moeti, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit të OBSH-së në Afrikë.

“Ka qenë një evolucion shumë dramatik. Vendet duhet të punojnë me kontrolle të rrepta, ndërsa përgatiten për një zgjerim të mundshëm, më të gjerë të virusit. Ne kemi ende një dritare … por po ngushtohet çdo ditë e më tepër ndërsa të dhënat për përhapjen gjeografike është gjithmonë e më e madhe nga vendet që kanë raportuar.”- tha Moeti.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment