Bota

Zgjerohet harta e koronavirusit/ Shënohen 3 raste, në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani, shënohen 16 viktima në Itali

  • Lista e plotë e 49 vendeve ku janë shënuar viktimat dhe të infektuarit nga virusi
  • Zgjerohet harata e koronavirusit. Shënohen 3 raste, në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani. Ndërkohë nurmi i personave të vdekur në Itali ka shkuar në 16.
    Featured image of article: Zgjerohet harta e koronavirusit/ Shënohen 3 raste, në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani, shënohen 16 viktima në Itali Foto, një person me maskë
    Përditësuar:

    Europë- Zgjerohet harta e koronavirusit. Mediet e huaja raportojnë se janë konfirmuar 3 raste me koronavirus, një në Damimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Në Danimarkë është infektuar një burrë që sapo ishte kthyer nga Italia, por gruaja dhe djali i tij, nuk janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa në Norvegji është infektuar një burrë që sapo ishte kthyer nga Kina. Ai tashmë ndodhet në karantinë. Po kështu, në Rumani është prekur nga virusi vdekjeprurës një 71-vjeçar që sapo ishte kthyer nga  Italia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

    J.V/Dosja.al

    • 19:45

      Kompania e birrës “Corona” humbet 170 milionë euro, shkak... sëmundja e koronavirusit

      Birra Corona

      Kompania e birrës “Anheuser-Busch InBev SA”, e cila prodhon edhe pijen Corona është shprehur se ka humbur 170 milion dollarë gjatë dy muajve të parë të vitit 2020 për shkak të epidemisë së koronavirusit. “Anheuser-Busch InBev SA” e mbylli me 114 milion dollar tremujorin e fundit të 2019-ës, krahasuar me 456 milion dollarë të dy viteve më parë. Ndërsa muajin e kaluar, sipas Google kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind për shkak të ngjashmërisë së emrit me epideminë e koronavirusit.

    • 17:42

      Tronditet Serie A, futbollisti dyshohet se është prekur nga coronavirusi

      Foto ilustruese

      Coronavirusi po përhapet me shpejtësi në shtetin italian ndërsa duket se ka prekur edhe futbollin. Së fundmi një futbollisti i Serisë A, dyshohet se është prekur nga virusi i frikshëm. Bëhet fjalë për lojtarin e Genoas, Edoardo Goldaniga, i cili ditën e sotme është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës. 26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga pjesët më të prekura nga ky virus. Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është nën kujdesin e stafit mjekësor të Genoas. Gjithsesi, nga testi i bërë së fundmi, ai ka rezultuar negativ, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

    • 13:39

      Mjeku francez jep lajmin e mirë: Ky është ilaçi që mund të shërojë koronavirusin, një tabletë kushton 10 cent

      Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë

      Koronavirusi ka ‘mbërthyer’ Europën. Deri më tani 14 persona në Itali kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë në Europë janë infektuar. Por, një mjek francez,  Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë ka deklaruar se ky virus mund të shërohet nga një ilaç, që dikur është përdorur për të shëruar malarien. Sipas tij ai është ilaçi që përmban klorokinë.  Ai shpjegon pse klorokina “chloroquine”, një ilaç që përdoret zakonisht kundër malaries, është i lirë dhe i padëmshëm, dhe mund të trajtojë në mënyrë efektive këtë sëmundje.

      “Është një ilaç shumë i vjetër. Të rinjtë nuk e njohin atë dhe nuk e dinë se ka qenë një antimalarial. Njerëzit që jetonin në Afrikë si unë, morën çdo ditë klorokinë.  Të gjithë njerëzit që shkuan në këto vende të nxehta e morën atë gjatë gjithë qëndrimit të tyre, dhe çdo ditë për dy muaj pas kthimit të tyre. Ka miliarda njerëz që kanë marrë këtë ilaç. Dhe nuk kushton asgjë: dhjetë cent për tablet. Është një ilaç që është jashtëzakonisht i sigurt dhe më i lirë që mund ta imagjinoni. Pra, ky është një lajm i shkëlqyeshëm! Të gjithë ata që dinë për këto përfitime duhet ta marrin vetë.”, është shprehur ai.

      Ai ka shtuar më tej:  “Thashethemet e të gjithëve, nuk më interesojnë. Nuk me intereson. Puna ime ka qenë me sëmundje infektive për dyzet vite me rradhë. Ndihem i detyruar, sepse besoj se tani është e nevojshme, për të komunikuar atë që di, dhe jo opinionet, për hulumtimin në sëmundjen infektive. Pas asaj që bëni me të, unë nuk jam profet. Nuk me intereson. Po mundohem të jem sa më i qartë.”

    • 13:01

      Shkon në 3 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, një tjetër grua e infektuar në Athinë

      Foto ilustruese

      Shënohet rasti i tretë i personit të prekur me koronavirus në Greqi. Bëhet fjalë për një tjetër grua në Athinë. Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

    • 12:37

      “Italia vatra e shpërthimit të virusit në Europë”, konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk është e vërtetë, koronavirusi po qarkullon në të gjithë botën

      Walter Ricciardi

      Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prekur janë mbi 400, ka bërë që Italia të quhet si qendra më e madhe e shpërthimit të koronavirusit në Europë.

      Por siç duket kjo gjë nuk ju ka pëlqyer aspak zyrtarëve të lartë italianë të cilët i kanë kundërshtuar këto deklarata nga vendet e tjera fqinje.

      Për këtë shkak konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë italiane Walter Ricciardi, ka thënë se Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë pasi virusi po qarkullon në të gjithë botën.

      “Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën. Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do mund të ndodhte në vendet e tjera që mund të kenë situatën e Italisë në të ardhmen. Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e situatës“.- u shpreh Ricciardi.

      Ndërsa në një konferencë për shtyp Ministri i Punëve të Jashtme në Itali Luigi Di Maio deklaroi: Askush nuk dëshiron të minimizojë situatën por në 7104 bashki, përfshihen vetëm mbi 10 me problem infeksioni.  Kriza në Itali është shumë e kufizuar. Italia ka bërë 10 mijë tampona, ne jemi një nga vendet që ka bërë më shumë kontrolle. Unë u them mediave në të gjithë botën që të pasqyrojnë buletinet zyrtare të mbrojtjes civile Italiane, përndryshe flukset turistike dhe markat italiane do të dëmtohen.

    • 10:57

      Koronavirusi nuk kursen as politikanin e lartë italian, Fontana: Kam dalë negativ por…

      Attilio Fontana

      Italia tashmë është një ndër qendrat më të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Europë. Si zonë më të prekur ka Lombardinë ku është regjistruar edhe numri më i lartë i të infektuarve, ka bërë që edhe vetë prefekti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana të futet në karantinë.

      Këtë  lajm e ka bërë me dije vetë Fontana i cili e ka dhënë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku njoftoi se qëndrimin 14 ditor në karantinë do ta bëjë për shkak se një person i afërt me të cilin ai ka bashkëpunuar ka qenë i prekur nga virusi.

      Edhe pse kishte rezultuar negativë për testin nga koronavirusi, Fontana ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

      “Nga sot, do të ndryshojë gjithçka tek unë. Kam dalë negativ nga analizat për koronavirusin, megjithatë kam zgjedhur që të futem në karantinë për dy javë me qëllim shmangien e ndonjë të papriture ndaj bashkëpunëtorëve të mi.”-deklaroi ai.

    • 09:06

      12 viktima dhe mbi 400 të infektuar nga koronavirusi në Itali, Lombardia zona më e prekur

      Foto ilustruese

      Në Itali numri i të prekurve nga Koronvirusi ka shkuar në 456 ndërsa të vdekur janë 12 në të gjithë Italinë. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për shtyp nga Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile në Itali.

      Të tre rastet e të infektuarve me koronavirus në Romë tani janë rikuperuar, tha Borrelli. Ndër të tjera ai ka dhënë edhe detaje të reja në lidhje me statistikat e deritanishme. Sipas tij gjysma e rasteve pozitive nuk kanë nevojë që të shtrohen  në spital, ndërsa katër nga pesë të prekur kanë vetëm simptoma të lehta.

      Më shumë se gjysma e rasteve të viktimave dhe të të prekurve janë regjistruar në rajonin verior të Lombardisë.

    • 10:34

      Zbulohet “Pacienti 1” me koronavirus/ Shkoi dy herë në spital dhe infektoi dy anestezistët, gabimi që bëri spitali italian

      Foto ilustruese

      Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas përhapjes së koronavirusit në vend deklaroi se shkak për këtë është bërë një spital në Itali që nuk ka zbatuar protokollin.

      Tashmë prej të shtunës që lamë pas, Italia është bërë edhe epiqendra më e madhe në Europë e përhapjes së koronavirusit.

      Por sipas mediave të huaja, gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno. Atje është gjetur edhe një qytetar italian i identifikuar me emrin Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, që ka shkuar në urgjencë  për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.

      Ndërkohë mes kësaj kohe kanë qenë rreth 36 orë që ai ka qëndruar jashtë spitalit derisa u rikthye sërish në urgjencë.  Më pas atij ju bënë një sërë testesh për koronavirusin, miqve që ai kishte takuar dhe të familjarëve të tij. Paraprakisht herën e parë atij në spital nuk i kishin bërë asnjë test për koronavirusin për faktin që ai nuk ishte kthyer nga Kina

      Por vetëm një ditë më vonë  në orën 21:00 të 20 shkurtit u konfirmua se ai ishte me koronavirus, e për këtë shkak situata në spital u bë shumë e komplikuar e kaotike.

      ‘Pacienti 1’ ishte futur në reanimacion, duke infektuar kështu edhe dy anestezistët, që në bazë protokollit duhej të ishin të mbrojtur. Kur mjekët u larguan pas turnit në shtëpi, u thirrën nga spitali sepse mund të përhapnin virusin, nga ky moment koronavirusi gjeti  terrenin e përshtatshëm si pasojë e moskujdesit të tyre, ku faza e izolimit erdhi shumë vonë nga sa duhej.

    • 10:34

      I shpëtoi vdekjes/ Thirrja e 47-vjeçares që u shërua në Itali: Mos u alarmoni, grip normal, as temperaturë nuk kisha

      Koronavirusi ka mbërthyer Italinë, por nga ky shtet na vijnë edhe lajme të mira. Një 47-vjeçare i ka shpëtuar virusit vdekjeprurës dhe ka deklaruar se koronavirusi është një grip si gjithë të tjerët dhe nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera. Madje ajo ka theksuar se njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi është një grip normal.

      “Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk se sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë. Më bëri përshtypje një burrë i terrorizuar me maske, i cila thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”- ka deklaruar 47-vjeçarja.

      E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur.

      “Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur por e qetë nuk kisha as temperaturë. Nëse nuk do të kishte vdekur Adriano (viktima e parë e koronavirusit në Itali, 78 vjeç) nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë. Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”– u shpreh ajo.

    Shto Koment