Bota

Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, ​Turqia kërcënon Greqinë: Nuk mundeni, do të shkaktoni luftë

VIDEO
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.
Featured image of article: Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, ​Turqia kërcënon Greqinë: Nuk mundeni, do të shkaktoni luftë Mevlut Çavuşoğlu

ANKARA– Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu ka bërë deklarata të forta në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Gjatë një interviste televizive për A Channel në Turqi, ai u shpreh se zgjerimi i detit me 12 milje nga ana e Greqisë do të jetë arsye për të hapur luftë.

“Nuk mund të zgjerohen me 12 milje. Vendimi i marrë nga Asambleja jonë vite më parë është ende i vlefshëm. Zgjerimi mund të shkaktojë luftë,”-tha Çavuşoğlu.

 

Paralajmërimi erdhi pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi javën e kaluar se ujërat territoriale greke në Detin Jon, drejt Italisë, do të zgjeroheshin nga gjashtë në 12 milje. Ndërkohë që Turqia dhe Greqia kanë gjashtë milje det territorial në Detin Egje.

Situata është agravuar edhe më shumë kohët e fudit pasi Greqia dhe Turqia, së fundmi janë “përplasur” rreth planeve turke për kërkime në Mesdheun lindor, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment