Politike

Zgjerimi i Greqisë me 21 milje, Rama iu kthehet kundërshtarëve: Detin e copëtoi Berisha, Basha dhe Meta. Lulzimi nënshkroi marrëveshjen me buzëqeshje kilometrike

VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emra paraardhësin e tij, kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, duke u kujtuar nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë.
Featured image of article: Zgjerimi i Greqisë me 21 milje, Rama iu kthehet kundërshtarëve: Detin e copëtoi Berisha, Basha dhe Meta. Lulzimi nënshkroi marrëveshjen me buzëqeshje kilometrike Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama është shprehur se zgjerimi është një drejtë e Greqisë, ndërkohë që ka theksuar se nuk ka pasur negociata për asnjë moment. Më tej, në fjalën e tij Rama ka përmendur me emra paraardhësin e tij, kryedemokratin Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, duke u kujtuar nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë. Nga batutat e kreut të qeverisë nuk ka shpëtuar as kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilën numri një i kabintetit e ironizoi për videon e saj në plazh.

Se pashë se kush po mbronte deti se ishte me maskë. Kushdo që do të donte ta lëshonte nuk e lëshon dot, se s’ka mundësi. Mos u bëni qesharak dhe të poshtër. Sepse ata që i fryjnë këtij zjarri e dinë mirë se nuk ka asgjë të vërtetë. Në vend që të punojnë për shqiptarët, duan t’i përdorin. Të kapin ndonjë votë. Kap ça të kapesh! Dhe nisen me varka mono për të mbrojtur detin, duke i rënë lopatës majtas-djathas. Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk është dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash. Dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një tjetër që e gjykon. Është zoti President. Ai e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai, askush nuk ka çfarë do t’i bëjë detit. Ata që e kanë copëtuar detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar. Monika Kryemadhi nuk ka pasur lopata në atë kohë. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje m,e fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizikë. Ishte dyfish atë kohë,”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në Kuvend. Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment