Politike

“Zgjedhorja”, Rudina Hajdari kundër propozimit të PD: Duam ndryshim të sistemit zgjedhor

Më tej deputja e demokrate shtoi se opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë gjë ka mbështetjen e shoqërisë civile.

TIRANË- Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur për mediat në përfundim të tryezës për reformën. Hajdari tha se propozimi i PD për financimin 100% duhet parë me vëmendje, por ajo u shpreh kundër duke thënë se nuk mund t’i kërkohet qytetarëve që të rrisin buxhetin e tyre për partitë.

Më tej deputja e demokrate shtoi se opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë gjë ka mbështetjen e shoqërisë civile.

Kishte propozime konkrete, si nga opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamenrare. Më vjen shumë mirë që opizita jashtëparlamentare qëndroi deri në fund dhe paëtm komunikim të dnërsjelltë me ta. Përfaqësuesit e PD morën pyetje nga ekspertët dhe shoqëria civile. Propozimi për financim 100% nga Partia Demokratike është një gjë që duhet parë me shumë vëmendje.

 Por unë mendoj se nuk është e drejtë, pasi qytetarët nuk mund të financiojnë 100% partitë politike, nuk kemi pse ti kërkojnë qytetarëve të rrisin buxhetin e tyre për financimin e partive. Por duhen parë dhe propozime të tjerë siç është ligji i partive politike, jemi në një rrugë pozitive, por nuk zgjidhen të gjitha problemet tona. Për në shumë e rëndësishme është ndryshimi i sistemtit zgjedhor, ne kemi mbështetjen e shoqërisë civile”, u shpreh Hajdari.

Komisioni i Reformës Zgjedhore me ndërjmetësimin e OSBE, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Mbledhja sot është diskutuar në financimin e partive dhe ndryshimet e duhura në ligj. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. PD kërkon financim 100% nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment