Politike

Zgjedhorja/ Rama: Në asnjë vend të botës nuk bëhet me konsensus, ai që ka votat bën ndryshimin

VIDEO
Rama tha, se reforma bëhet nga ata që kanë votat. 
Featured image of article: Zgjedhorja/ Rama: Në asnjë vend të botës nuk bëhet me konsensus, ai që ka votat bën ndryshimin Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Kryeministri Edi Rama la të kuptohej se edhe nëse opozita jashtë parlamentit nuk do të pranojë që të firmosë marrëveshjen e arritur dje për integrimin, PS do e kalojë e vetme në Kuvend. Rama tha, se reforma bëhet nga ata që kanë votat.

Më shumë se njëherë i bëmë thirrje opozitës, por kemi humbur shumë kohë. Sepse kur përcaktohen rregullat e lojës, është e drejtë që të gjitha palët e përfshira të kenë zërin dhe të drejtën që të kërkojnë korrektimin për rregullat e lojës. Shqipëria, dhe Kosova për arsye tjetër janë raste unikale, pasi askund tjetër nuk bëhen me konsesus Reformat. Nuk bëhen. Kush ka votat në parlament, bën reformat.”,-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment