Politike

“Zgjedhorja”, Ralf Gjoni: U largova se s’mund të qëndroja në një tavolinë me Gjiknurin, Ivi Kaso na ofendoi

Gjoni ka deklaruar se nuk mund të qëndronte me në një tavolinë me Gjiknurin, pasi ai ka kërkuar largimin e tij. Ndërsa për Ivi Kason është shprehur se ofendoi të gjithë anëtarët.
Featured image of article: “Zgjedhorja”, Ralf Gjoni: U largova se s’mund të qëndroja në një tavolinë me Gjiknurin, Ivi Kaso na ofendoi Ralf Gjoni, deputet.

Tiranë-Deputeti Ralf Gjoni ka folur menjëherë pasi është kthyer në tryezën për Reformën Zgjedhore. Ai ka theksuar se në pjesën e parë nuk mund të qëndronte në një tavolinë me Damian Gjiknurin. Sipas tij edhe Ivi Kaso ofendoi Komisionin me veprimet dhe deklaratat e tij.

“Unë nuk mund të qëndroja në tryezën e parë pari do ma jepte fjalën Damian Gjinuri.  këtë punë duhet ta zgjidhim bashkë me PS-në. Me zonjën Hajdari të jemi në të njëjtën linjë. Nuk dua që largimi nga tryeza të komentohet si një bojkot pasi ky është nujë nismë e jona. Ne nuk jemi për bojkot parlamentar. Nuk do të bojkotjmë asnjëherë  këtë reformë. nuk mundet që zoti Kaso të fliste para Hajdarit. Ne kemi këtu dy bashkëkryetarë jo tre. Ne jemi shumë mirënjohës për SHBA që na ka mbështetur në këtë kauzë. Kaso na ofendoi neve, dhe iku nga kjo tryezë është një praktikë që ne nuk e pranojmë dot.”, u shpreh Ralf Gjoni. 

Debate në tryezën për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi se vendi ka nevojë për dialog. Në mbledhje opozita kërkoi një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore. Ajo propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Pas këtij propozimi, nga mbledhja u larguan përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi  kërkuan edhe ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184. Vetë Borchardt deklaroi se nuk është i lumtur për këtë vendim të opozitës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment