Aktualitet

‘Zgjedhorja’, Lorik Cana përfshihet në debat: Duhet të mendohet për votën e Diasporës, prej saj varet e ardhmja e Shqipërisë

Cana është shprehur se në diskutime duhej të ishte përfshirë dhe diaspora.
Featured image of article: ‘Zgjedhorja’, Lorik Cana përfshihet në debat: Duhet të mendohet për votën e Diasporës, prej saj varet e ardhmja e Shqipërisë Këshilli Politik dhe Lorik Cana

TIRANË- Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar sot për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Cana është shprehur se në diskutime duhej të ishte përfshirë dhe diaspora.

Më tej ish-futbollisti shprehet se duhet që të lejohet vota e Diasporës dhe u bënë thirrje të gjithëve të plotësojnë peticioni, si presion kudnër politikës. “Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë!”, shkruan Cana.

REAGIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dashur miq, vëllezër dhe motra! Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid-19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës. Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë! Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!. Linku i peticionit KËTU

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment