Politike

Përçarja e opozitës së re, 7 deputetë kërkesë në Kuvend kundër propozimit të Murrizit për heqjen e koalicioneve parazgjedhore

Shtatë deputetë të opozitës së re depozituan sot në Kuvend një kërkesë të re, kundër propozimit të Myslim Murrizit, për heqjen e koalicioneve zgjedhore.
Featured image of article: Përçarja e opozitës së re, 7 deputetë kërkesë në Kuvend kundër propozimit të Murrizit për heqjen e koalicioneve parazgjedhore Zef Shtjefni dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË – Shtatë deputet të opozitës parlamentare depozituan sot në Kuvend një tjetër kërkesë kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore, e cila është kërkuar nga Myslim Murrizi. Kreu i Kosvervatorëve, Kujtim Gjuzi, në një deklaratë për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit, kërkoi një qeveri tranzitore me akademikë, Më tej ai thumboi edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk duhet t’i bëjë takimet në kryeministri dhe ambjente të tjera por në Kuvend. Gjuzi shtoi, se kjo nisëm mbështetet nga 8 parti, por shumë shpejt do të bëhen 11.

Kemi depozituar në kryesinë e Kuvendit projektin tonë që do të kthehet në nismë ligjore. 8 parti politike kanë marrë këtë nismë për ndryshime radikale në Kodin Zgjedhor. Për identifikimin biometrik. Kushtet kryesore janë edhe për pakicat gjuhësore. Ne kemi objeksionet tona. Shkëlqesia e tij mund t’i bëjë takimet në kryeministri dhe në ambientet e tjera të hapura. Në kuvend ka tagër vetëm kreu i Kuvendit. 140 deputetë votuan reformën në Drejtësi. Pse tani janë penduar. Duhet që në këtë situatë vetëm Kuvendi do të ketë tagrin, me ndihmën e ambasadave. Ne kemi 7 pika. Nuk mund të pranojmë atë që thonë ata. Sot jemi 8 parti dhe do bëhemi 11. Si mund të rifutet PD dhe LSI në politikë. Qeveria tranzitore duhet të jetë me akademikë. Kemi projektin”, tha Gjuzi.

Nga ana tjetër, Zef Shtjefni u shpreh, se mund të ketë edhe përçarje, në mesin e deputetëve që kanë firmosur për zgjedhoren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk kam firmosur asnjëherë për ndryshime në Kushtetutë. Jemi në konsulencë për 29 firmat. Janë dakord për hapjen e listave, por tani kërkojmë edhe të mos hiqen koalicionet”, tha Shtjefni.

Opiozita parlamentare vijon të jetë e përçarë, ku nga njëra anë, Myslim Murrizi, së bashku me 26 deputetë të opozitës së re dhe Elena Xhinën, Lefter Kokën, e Reme Lalën, janë për lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ndërkohë nga ana tjetër, 7 deputetë të opozitës së re, janë kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore dhe që asnjë parti të mos financohet nga shteti.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment