Politike

‘Zgjedhorja’ përplas sërish PS-PD, Bardhi: Po zvarrisin procesin. Hyseni: S’ka pasur vonesa nga ne

Bardhi akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit, pasi sipas tij ka 10 ditë që është ngritur grupi për hartimin e zgjidhjeve, por shtoi se nuk ka filluar diskutimi për asnjë çështje konkrete.
Featured image of article: ‘Zgjedhorja’ përplas sërish PS-PD, Bardhi: Po zvarrisin procesin. Hyseni: S’ka pasur vonesa nga ne Gazment Bardhi dhe Alket Hyseni

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti i PS, Alket Hyseni kanë shkëmbyer replika për sa i përket procesit të Refromës Zgjedhore. Të ftuar njëri pas tjetrit në “5 pyetje nga Babaramo”, Hyesni e Bardhi kanë hedhur fajin tek njëri-tjetri për Zgjedhoren. Bardhi akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit, pasi sipas tij ka 10 ditë që është ngritur grupi për hartimin e zgjidhjeve, por shtoi se nuk ka filluar diskutimi për asnjë çështje konkrete.

Procesin e drejtonte ambasadori britanik, por i konsultuar me të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Ne kërkojmë qeverinë kujdestare për të organizuar zgjedhjet, që po funksionon në Maqedoni për të garantuar barazinë e palëve në procesin zgjedhor. Pala tjetër nuk duhet të vonojë procesin por të mbyllet brenda 15 marsit. Jam i bindur që PD-ja do të bëjë betejën e saj për standardet. Kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme nuk është zgjidhje për opozitën por për qytetarët që nuk qeverisjen. Për ne ky proces duhet të përfundojë me garantimin e standardeve për zgjedhje të lira. Nëse përpiqemi t’i hedhim hi syve BE-së, kjo nuk do ta ndihmonte as Shqipëri, por do të ishte një shans i humbur. Ne do të qëndrojmë te cdo kërkesë e jona. Kemi vërejtur një tentativë për ta zvarritur procesin, por nuk është lejuar nga ana jonë. Ka më shumë se 10 ditë që është formuar grupi për hartimin e zgjidhjeve dhe nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete. Për PD-në procesi të përfundojë brenda 15 marsit. Për ne duhet të kishte mbaruar që në shkurt, por pala tjetër kërkoi më shumë kohë. Pas reformës duhet të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha numri 2 i PD.

Pak minuta më vonë ka ardhur përgjigja dhe nga PS, ku Alket Hyseni po nga e njëta studio u shpreh se reforma do të ketë risi dhe do përfundojë në kohë. Hyseni tha se e vetmja forcë politike që po pengon Reformën Zgjedhore është opozita jashtëparlamentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita jo parlamentare është  i vetmi objekt zvarritës. Kalendari është mjaftë i arsyeshëm. Kalendari është futur për të mos lënë hapësira zvarritje nga opozita. Do të bëhet para periudhës se masave të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit. Masat janë të jashtëzakonshme. Në këtë periudhë edhe në gjendje të emergjencës civile kufizim është edhe ligji. Asnjëherë nuk ka patur vonesa nga PS e kemi ftuar në cdo mbledhje.” tha Hyseni.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment