Politike

“Zgjedhorja”/ Basha: Kush minon garancitë pë zgjedhjet, nuk do zgjedhje demokratike dhe integrim europian

Basha thekson se PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur për kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Featured image of article: “Zgjedhorja”/ Basha: Kush minon garancitë pë zgjedhjet, nuk do zgjedhje demokratike dhe integrim europian Lulzim Basha

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, , i cili kërkoi miratimin e reformës zgjedhore brenda 31 majit. Nëpërmjet postimit në Twitter, kryedemokrati Basha thotë se opozita është e vendosur të japë kontributin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”, shpreht Basha. 

 

Nëser, më 31 maj është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, palët kanë vetëm pak orë kohë për t’u dakortësuar.

Deri më tani, palët politike ka gjetur konsensus në 5 pika. Palët janë akordësuar për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Ata ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment