MOTI/ Vranësira e kthjellime në gjithë territorin, anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari! Në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë 4 Shkurt, 12:13 ...
Deti me dallgë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë 4 Shkurt, 12:13 ...
VIDEO/ Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje, eurot tufa-tufa 4 Shkurt, 1...
Arrestimi i ish-zyrtares Klosi, VOA: Pritet të shihet nëse çështja të mbetet në Prokurorinë e Tiranës ...
Zbulimi i NYT: Prokurori që 'peshkoi' biznesmenin nisi hetim për lobistin e Bashës, McGonigal nuk tregon kontaktet me Duçk...
TIRANË– Përparime në takimin e zhvilluar për Reformën Zgjedhore! Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman kanë dhënë detaje lidhur me zhvillimet në takimin që zgjati 9 orë.
Në fjalën e saj për mediat, ambasadorja Kim bëri me dije se gjatë 9 orëve ka pasur përparime nga të gjitha palët e Këshillit Politik, por pohoi gjithashtu se ka ende punë për t’u bërë.
Më tej, Kim ka folur edhe për kushtet e reja të kërkuara nga palët. Ajo është shprehur se nëse palët arrijnë konsensus për ‘tema’ të reja përtej rekomandimeve të OSBE-ODHIR, diplomatët do të bien dakord më palët. Por nëse për pika shtesë që nuk janë pjesë e rekomandimeve nuk ka konsensus, ato nuk do të zhvillohen me tej.
Pas Kim, fjalën e mori ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili gjithashtu konfirmoi përparimet, duke shtuar se nesër do të mblidhen sërish në orën 11:00 dhe do të jetë afati i fundit për palët. Të njëjtën gjë e ka pohuar më pas edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman.
Megjithatë nuk dihen ende detaje se në cilat pika është përparuar nga palët. Nga informacionet e deri më tanishme, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Petrit Vasili ‘ndahen’ për çështjen e tekonolgjisë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Ndërsa Hajdari shton si kusht të saj të panegociueshëm edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Takimi i sotëm ka nisur që në mesditë dhe është zhvilluar me dy raunde. Fillimisht të gjithë përfaqësuesit kanë shkuar në takim me diplomatët për të diskutuar lidhur me arritjen e një të ‘mesmeje të artë’. Për disa minuta nga takimi janë shkëputur përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, të cilët kanë shkuar në selinë e PD-së për t’u konsultuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Pasi kanë përfunduar takimin me Bashën, ata janë nisur sërish për tek ‘tryeza e bashkëbisedimit’.
Ndërkohë Këshilli politik ka ndërprerë punën që në 31 maj dhe puna e tij për të arritur një konsensus mes palëve dhe miratimin e një drafti final mund të quhet e dështuar. Më 31 maj, ditë e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palët nuk u dakordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Ndërkohë gjuha e përbashkët është gjetur për kuotat gjinore, financimin e partive dhe periudha në të cilën do mbahen zgjedhjet.
(k.m/J.V. A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do ketë një rikthim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Rama në një konferencë për...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas incidentit publik të një jave më parë, n...
Tiranë- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” dy figura të spikatura të sportit shkodran dhe atij kombëtar, futbollistin ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë diskret për Reformën Zgjedhore. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se nuk mund të koment për Re...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar eurokomisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi për reagimin e tij në lidhje me Ref...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zhvillimet për Reformën Zgjedhore. Një një konferencë për mediat, Rama u shpreh se ai do flasë i fundit, pa...
TIRANË– Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për hapjen e kufijve. Në një konferencë për mediat, Rama tha se hapja e kufijve bëhet me marrëveshje mes vendeve...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama nuk e morën me dashamirësi pyetjen e gazetarit Erion Skëndaj, i cili ngriti ...