Politike

‘Zgjedhorja’/ Ambasadori britanik jep DETAJE: Sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë

VIDEO
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman u shpreh se sot palët kishin arritur progres por pranoi se ende kishte punë për t'u bërë. 
Featured image of article: ‘Zgjedhorja’/ Ambasadori britanik jep DETAJE: Sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij para mediave, Norman u shpreh se sot palët kishin arritur progres por pranoi se ende kishte punë për t’u bërë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Politik u krijua për Reformën Zgjedhore. Sot u bë progres, por ka ende punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta arrijmë nesër. Le ta mbarojmë këtë punë,”-tha ai. 

Pas përfundimit të afatit për një konsensus mes palëve, puna kishte ngecur. Kjo është hera e parë pas disa ditës që Reforma Zgjedhore po sheh përparime! U deshën 9 orë takim ‘kokë më kokë me diplomatët e huaj që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar një tjetër takim nesër.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment