LIVE UPDATES
Insights

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

25 Prill 2021, 11:44 Nga DOSJA
ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se kur do të mbaronte e gjithë kjo bisedë për barazi dhe drejtësi për të gjithë?

Barazi dhe drejtësi, fjalë që ai i dinte aq mirë, po a kishte barazi midis një fshatari nga këto toka të harruara nga Zoti dhe zotërinjve që drejtojnë vendin nga kryeqyteti dhe që fitojnë më shumë para në një muaj sesa ai kishte parë ndonjëherë në tërë jetën e tij?

Dhe drejtësi, si mund të flasësh për drejtësi, kur hajnët vjedhin qingjat e tu të vegjël dhe ato pak patate që mund të rritësh në këtë tokë të thatë dhe të rreshkur, dhe askush nuk bën asgjë për të të ndihmuar.

– Demokracia është pushteti i popullit! – bërtiti folësi, a thua se demokracia do t’ju ushqejë ose kurojë fëmijën tuaj të sëmurë.
Kandidatët ende nuk e kishin kuptuar se prania ose mungesa e demokracisë nuk kishte bërë asnjë ndryshim në jetët e këtyre njerëzve
– Këta njerëz na kujtojnë vetëm kur ka zgjedhje. – i tha ai me zë të ulët Telesforo Sarhuazit, mikut të tij të gjithë jetës.
Zgjedhje pas zgjedhjesh ata panë kandidatët që parakaluan nëpër këtë shesh, i cili gjithmonë, cilido kryetar partie të ishte, ishte gjithmonë plotë, sepse tubimet ishin pjesë e atyre pak argëtimeve që njerëzit e këtij qyteti kishin luksin të kishin.

– Erdhën zgjedhjet! – tha dikush, dhe të gjithë vrapuan të merrnin rrobat e tyre më të mira për të qenë në shesh, për të dëgjuar atë që vjen nga Lima.

– E shikon Hasinto si na kujtojnë?
– Ata na kujtojnë! Mos u bëj budalla; për ta ne nuk ekzistojmë përveçse në prag të zgjedhjeve, ata interesohen vetëm të dinë sa jemi, të dinë sa vota do të kenë. Por këtë vit do t’ia hedhim, do t’i dëgjojmë me kokë të ulur si gjithmonë, “po babush,  ke të drejtë, për ty do të votojmë”. Të gjithë do të themi të njëjtën gjë, të gjithë do t’i mashtrojmë dhe ditën e zgjedhjeve nuk do të votojmë për askënd, do ta djegim votën. Asnjë votë nuk do mund të marrin nga ne këta të korruptuar. Kjo  do të jetë protesta jonë e heshtur për braktisjen në të cilën jetojmë, për vite e vite të tëra.
– Mendon se do ta bëjnë të gjithë këtë që thua ti? – pyeti Telesfori. –  Nuk e shikon që ata janë si dele që me butësi i binden dhe votojnë për atë që flet më mirë, thotë gjëra të bukura dhe ofron gjithçka edhe pse në fund nuk bën asgjë? Unë mendoj se po humb kohën kot, por bëj si të duash, të shohim po i binde dot.

Dhe Hasinto shkoi, nga fermë në fermë, nga kasollja në kasolle, në atë më të largëtën atje në humbëtirë, duke biseduar dhe duke folur, duke u përpjekur t’i bindte ata me argumentet e tij. “Po babush, ne do të bëjmë siç thoni ju, e marrtë dreqi ti ke të drejtë”! kështu i thanë bashkëfshatarët e tij.

Jacinto ndihej gjithnjë e më i lumtur, të mashtronte politikanët kandidatë ishte bërë një obsesion për të. Ai qeshte natën ndërsa kafshonte jorganin e tij dhe gjithmonë mbytej nga të qeshurat, kur imagjinonte fytyrën e të gjithëve kur të shihnin se nuk kishin marrë asnjë votë.  “Do ta shohin!” mendonte, “do ta shohin!”. Kjo shpresë ia ngrohu netët e tij të ftohta.

Erdhi dita e zgjedhjeve; këmbana e kishës i zgjoi herët të gjithë.
– Ka ardhur policia e Huankajos që të kujdeset për zgjedhjet. – i tha Telesfori – madje këta bijë k….sh duan që ne t’iu japim atyre ushqim dhe një vend për të fjetur. Ne nuk kemi çfarë të hamë për vete dhe çfarë t’u japim fëmijëve tanë, këta dashkan që ne t’iu ushqejmë policët. Me siguri do të kërkojnë që në fun t’iu japim edhe gratë tona. Zgjedhjet sapo kanë filluar dhe ne, si zakonisht, tashmë kemi humbur.
– Të hy tjetri. – bërtiti mësuesi që sillej si shefi i tavolinës së votimit. – Thoni emrin tuaj të plotë, dokumentin tuaj të identitetit, a mund të lexoni dhe shkruani?
– Jo, o shoku. – thoshin votuesit me zë të ulët, sikur të mos dije të lexoje dhe të shkruaje të ishte një krim.
– Nuk ka rëndësi xaxi[1]– thoshte shefi -, këtu janë disa kuti, shëno atë që të pëlqen më shumë. – dhe qeshi me të madhe, duke e bërë fshatarin të ndihej më i turpëruar.
“Xaxi! A thua se ky nuk është xaxi”, mendoi Hasinto. “Çfarë mendon ky budalla se meqë di të shkruaj e të lexoj, i është zbardhur lëkura? A thua se tiparet e tij prej indiani nuk ia tregojnë origjinën? Si nuk i vjen turp për mënyrën si na trajton! Harron ky birbo se është njësoj si ne, madje ky harroka se ne mund të jemi prindërit e tij në moshë!”

E kështu kaloi dita. Njerëzit votuan dhe qëndruan në shesh për të biseduar; ata kishin kaq pak arsye për t’u shpërqendruar në jetën e tyre, aq pak momente pushimi dhe të qenit së bashku me miqtë, sa nuk mund të humbnin rastin që u ofronin zgjedhjet.

Në katër pasdite votimi përfundoi. Njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë vetë kishin hyrë në shkollën e vogël që ishte kthyer në një qendër elektorale, përfshirë edhe famullitarin i cili ishte djali i vendit.

Hasinto dhe miku i tij filluan të ecnin rreth e përqark sheshit duke pritur rezultatin.
– Sa kohë u dashka, o shoku! – tha Hasinto. – Kanë kaluar më shumë se dy orë dhe askush nuk del.
– Mos u ngut, – u përgjigj Telesfori, – ata duhet të numërojnë ngadalë që të mos gabojnë, për më tepër që i vetmi që di të shkruajë është mësuesi, dhe është ai që duhet të bëjë të gjithë punën.

Pas pak, mësuesi doli dhe vendosi një poster në mur me rezultatet.
– Mbaroi, o shoku, shkojmë të shohim. – i tha ai Telesforit,  por vuri re se shoku i tij nervoz po përdridhte kapelen në duar.
– Më duhet të iki. – tha Telesfori.
– Por… o shoku, nuk je i interesuar per rezultatet? – gati bërtiti Hasinto.
– Më duhet të ta përsëris, po iki – tha Telesfori dhe iku.
“Shoku im është gjysmë i çmendur”, mendoi Hasinto dhe ngadalë iu afrua shkollës.

– Atëhere xaxa, – u dëgjua zëri i lartë i mësuesit -, për ata që nuk dinë të lexojnë unë do t’ju tregoj rezultatet: partia e bardhë 60 vota, partia e kuqe 22 vota, partia rozë 83 vota, 1 votë bosh. Ka fituar partia roze! – bërtiti mësuesi.

Hasinto u befasua, nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte, i vetmi që kishte votuar bosh ishte ai, madje as shoku i tij nuk e kishte mbështetur, “prandaj iku me vrap në shtëpi maskarai”, mendoi ai. Djegësira nga stomaku i erdhi në grykë, donte të villte nga tërbimi, t’u bërtiste të gjithëve se ishin frikacakë të mjerë, sidomos shoku i tij që e kishte mashtruar; por pas momentit të tërbimit dhe indinjatës, ai u kënaq dhe tha me vete: “Ne jemi një popull budalla, jemi akoma barinjtë që dimë vetëm të kullosim delet,  prandaj jemi kështu si jemi, e meritojmë këtë që kemi” dhe u largua në heshtje për në shtëpi, duke menduar për zgjedhjet e ardhshme.

Përktheu Meri Lika

[1] Xaxi

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Insights 15 Prill 2021, 11:19

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periu...

Insights 12 Prill 2021, 06:22

Pse i harruam gratë në pandemi?

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë ve...

Insights 11 Prill 2021, 20:41

Rama kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Edi Rama paska bere spot me ngjarjen e Fatos Nanos. Edhe kete ua thote nje nga ata qe e ka jetuar personalisht ngjarjen dhe njeri nga ata qe e hapi ne publik at...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni