Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Shuma të mëdha parash vendosen pro Donald Trump-it

Sipas asaj që ka raportuar kompania se shuma të mëdha parash janë vendosur për kandidatët ku ka rezultuar se bastet kanë dalë 21-20 në favor të Donald Trump.
Featured image of article: Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Shuma të mëdha parash vendosen pro Donald Trump-it Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Kompania e basteve Betfair, me qendër në Europë, ka thënë se presidenti i SHBA Donald Trump ka kaluar rivalin e tij Joe Biden si favorit për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë.

Sipas asaj që ka raportuar kompania se shuma të mëdha parash janë vendosur për kandidatët ku ka rezultuar se bastet kanë dalë 21-20 në favor të Donald Trump.

Betfair Exchange tha se katër baste me mbi 10,000 pound (13,362 dollarë) u vendosën në platformë brenda natës, nga të cilat tre ishin për Trump, dhe 1 për Biden. Ndërsa basti më i madh prej 50 000 pounds i vendosur i takon kandidatit Republikan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në gusht, Trump kishte shanset më të këqija për tu rizgjedhur se çdo president tjetër në histori dhe humbja ndaj Biden po shikohej gjithnjë e më e mundshme,” tha Darren Hughes, zëdhënësi i njësisë Flutter Entertainment Betfair Exchange.

Një sondazh i opinionit kombëtar ‘Ipsos’ ditën e sotme se 40% e votuesve të regjistruar mbështesin Trump, krahasuar me 47% që thanë se do të votojnë për Biden.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment