Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Donald Trump bie nga sondazhet, Joe Biden kryeson në shumicën e shteteve

Në sondazhin e fundit të publikuar nga The New York Times nga 4 shtete të anketuara, demokrati kryeson në tre prej tyre. Joe Biden ka përmirësuar pozicionin e tij politik në Wisconsin me premtimin për votuesit e bardhë se do të ndalojë trazirat lokale.
Featured image of article: Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Donald Trump bie nga sondazhet, Joe Biden kryeson në shumicën e shteteve Donald Trump, Joe Biden
Përditësuar:

SHBA– Dhe pse Donald Trump ka bërë vazhdimisht një fushatë shumë agresive duket se shifrat nuk i ka në favorin e tij.

Në sondazhin e fundit të publikuar nga The New York Times nga 4 shtete të anketuara, demokrati kryeson në tre prej tyre. Joe Biden ka përmirësuar pozicionin e tij politik në Wisconsin me premtimin për votuesit e bardhë se do të ndalojë trazirat lokale.

Por në shtetet Minesota, Nevada dhe New Hampshire, Trump nuk ka arritur të bind votuesit me politikat e tij.

Diferenca në përqindje mes kandidatëve nuk është e madhe, për shembull në Ëisconsin, Biden mori 48 % mbështetje krahasuar me 43 % që mori Trump.

Ndërsa në Minesota diferenca është më e madhe, 50 % për Demokratët dhe 41 % Republikanët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas sondazhit Biden mbështetet më shumë nga personat që jetojnë në qytete dhe periferi, ndërsa Trump ka një avantazh të fortë me ata në zona rurale.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë që Trump të rishikoj popullaritetin e tij në këto shtete. Edhe pse ka pak kohë, tre debatet presidenciale që fillojnë në fund të këtij muaji mund të jenë mundësia më e mirë e mbetur për Trump për të përmbysur shifrat.

Zgjedhjet në Shtetet e bashkuara të Amerikës do të zhvillohen 3 nëntorit 2020 dhe presidenti i ardhshme do të marrë do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar 2021.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment