LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ ANALIZA: Çfarë duhet ditur kur Amerika voton dhe si funksionon sistemi

4 Nëntor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ ANALIZA: Çfarë duhet ditur kur

SHBA- Në SHBA amerikanët kanë dhënë votën për vendimin që kanë marrë, për të zgjedhur si president Donald Trumpin apo Joe Bidenin. Ç’pritet të ndodhë, si funksionon sistemi i votimit dhe cilat shtete janë kyç për fitoren.

Pritet thyerje rekordi në pjesëmarrjen në zgjedhje

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA ka qenë rreth 55 përqind vitet e kaluara. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë çështje që vendoset në nivel shteti, dhe për shkak të pandemisë COVID -19 shumë shtete kanë modifikuar rregullat për dhënien e votave duke zgjeruar më shumë votimin duke shkuar personalisht, votimin online dhe votimin nëpërmjet letrës me postës.

Një numër rekord amerikanësh, 91 milionë e kanë dhënë votën para ditës së votimit.

Me anë të votimit të hershëm në Texas, deri më 30 tetor janë hedhur shumë më tepër vota se janë hedhur në zgjedhjet e kaluara më 2016.

Me votimin duke shkuar personalisht tek kutia e votimit, më 3 nëntor numri i përgjithshëm i votave të hedhura mund të shënojë rekorde.

Ka rëndësi kush shkon të votojë më 3 nëntor

Pavarësisht nga hedhjet e hershme të votave për shkak të pandemisë COVID-19, vajtja tek kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor, do të luajë një rol të rëndësishëm. Republikanët preferojnë të hedhin votën personalisht, kështu që ekipi i fushatës elektorale të tij ka thënë se pritet që një numër i madh mbështetësish të tij të shkojnë tek kutitë e votimit.

Votimi i hershëm i ka dhënë demokratëve një avantazh të lehtë, por votuesit me ngjyrë, që mbështesin kryesisht demokratët, preferojnë ta hedhin votën vetë tek kutia e votimit, kështu që pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do jetë shumë e rëndësishme për fitoren e Bidenit.

Votuesit nën 30 vjeç, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ka marrë pjesë në votime në zgjedhjet e 2016-ës, duket se janë mobilizuar këtë herë dhe 63 përqind e tyre kanë ndër mend t’ia japin votën Bidenit. Vota e tyre do të jetë shumë e rëndësishme.

Votuesit latinë, një bllok i larmishëm me tendenca të ndryshme, mund të ndihmojë në arritjen e rezultateve në shtete të caktuara. Në votimet e kaluara pjesëmarrja e latinëve në votime ka qenë më e ulët se mesatarja amerikane, por një numër rekord prej 32 milionë votuesish do jenë në gjendje të votojnë më 2020, kështu që vota e tyre do jetë vendimtare.

Si funksionon sistemi i votave?

Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kollegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje.

Cilat janë shtetet kyçe

Meqenëse anëtarët e kolegjit zgjedhor nuk janë në proporcion të drejtë me numrin e popullsisë, shtete të caktuara kanë influencë më të madhe në fitoren e një kandidati se sa shtetet e tjera. Disa shtete që kanë shumë anëtarë të kolegjit zgjedhor janë fitore e sigurt për një parti. Por shtetet më të rëndësishme janë ato me një numër të konsiderueshëm votash dhe ku konkurenca midis dy kandidatëve është e madhe.

Këto shtete janë Florida (me 29 anëtarë për kolegjin zgjedhor), Pensilvania (20) Ohio (18), Miçigani (16), Karolina e Veriut (15), Arizona (11), Minesota (10) dhe Viskonsin (10). Gara është duke u bërë shumë e ashpër në dy shtetet historikisht republikane, Georgia (16) dhe Teksas (38). Një fitore e Bidenit në një nga këto shtete do të ishte humbje e madhe për republikanët dhe do t’i jepte avantazh të madh demokratëve të arrinin shifrën 270.

Kur priten rezultatet?

Varet nga shteti dhe nga rregullat e tij për zgjedhjet. Amerika kontinentale ka katër zona, Alaskën dhe Havain, plus dy të tjera. Qendrat e para të votimit do të mbyllen rreth orës 23:00 UTC. Pjesa tjetër do të mbyllin gjashtë orë më vonë. Mbas mbylljes së qendrave të votimit, parashikimet për fituesin do të bëhen në bazë të rezultateve të votimit dhe votave të numëruara. Numri i madh i votimit me postë elektronike mund ta komplikojë më shumë marrjen e rezultatit përfundimtar. Ndërkohë që disa shtete e fillojnë numërimin e votave me postë elektronike para ditës së zgjedhjeve, disa të tjera nuk kanë pasur mundësi të fillojnë numërimin para 3 nëntorit. Disa shtete e kanë shtyrë marrjen e rezultatit, që do të thotë se votat e dërguara me postë mund të mbërrijnë pas disa ditësh. Në shtete ku gara është e fortë, mund të jenë këto vota që vendosin kush do të jetë fituesi.

Marrë nga:DW

(A.K.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll
Bota 4 Nëntor 2020, 07:00

Trump rikthehet sërish, triumfon në Pensilvani

SHBA– Donald Trump ka shënuar nje kthesë në rezultatet e zgjedhjeve, duke korrur fitore në Pensilvani. Me 56.6 % të votave, Trump ka mposhtuar Biden në këtë ven...

Bota 3 Nëntor 2020, 07:35

SHBA- Mbyllet votimi, dhe nis numërimi. Indiana dhe Florida po përfundojnë me numërimin e votave, ku deri më tani, kryeson presidenti aktual Donald Trump. Ndërs...

Bota 3 Nëntor 2020, 23:28

SHBA– Presidenti Donald Trump kryeson me 68.6% të votave në Indiana. Shteti i njohur si bastion i republikanëve, nuk ka zhgënjyer Trumpin. Indiana ka nisur si s...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni