LIVE UPDATES
Insights

Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

25 Maj 2021, 14:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet pa zgjidhje në Partinë Demokratike

Gara në Partinë Demokratike sapo ka nisur, ndërsa për shanset në këtë ‘’betejë’’ të pabarabartë, ka menduar kryetari aktual Basha. Për ti mbytur zërat kundër, duke mos u dhënë kohë as të marrin frymë e jo më të bëjnë fushatë, Basha i afroi zgjedhjet në 13 Qershor. Pra, as tre javë kohë për 61 Bashki.

Demokratët, që për 8 vite prisnin me ankth që edhe ‘’pema’’ e kryetarit Lulzim Basha të  çelte lulet e pushtetit, u zhgënjyen sërisht. Megjithëse pranvera në Shqipëri është stina e lulëzimit, për PD-në dhe Bashën, 25 Prilli rezultoi dimër. I rritur në serën politike të liderit historik Berisha, kryetari aktual i PD-së, duket se e ka mision të pamundur mposhtjen e Ramës. Për hir të së vërtetës, në zgjedhjet e 25 Prillit, Basha nuk kishte përballë PS-në e Ramës, por të gjithë makinerinë shtetërore të grasatur mirë me paratë e PPP-ve pa tendera, Policinë e Shtetit dhe atë të medimit, që nuk quhet më si dikur Sigurimi i Shetit. Sot është pagëzuar me titullin e lartë ‘’patronazhist’’.

Por, kundërshtarët e tij brenda partisë, i kujtojnë Bashës edhe gabimet e tij që nuk janë të pakta. Nga braktisja e tryezës së ndarjes territoriale, te braktisja e Parlamentit dhe e zgjedhjeve. Nga braktisja e çadrës së lirisë, te futja nën çadrën qeverisëse të Edi Ramës. Gabime këto, që i kanë kushtuar shumë Partisë Demokratike. Për të gjitha këto, Basha jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, por ka përjashtuar nga vendimarrja çdo zë që i ka dalë kundër. Qëndrimi i tij i dyzuar mes rrugës radikale dhe djalit të bindur ndaj Ambasadorëve, e ka shdruar atë në një kryetar mizantrop, që kurrë nuk u formatua në përmasat e një lideri.

Ky dyzim i Bashës, u duk qartë teksa pas vendimit ekstrem të djegies së mandateve, në vend të protestave të pandërprera në kohë deri në rrëzimin e Ramës, ai i mbyllte pas një telefonate që merrte nga Ambasada e Rrugës së Elbasanit. Të njëjtin qëndrim as mish as peshk, mban edhe tani kur mijra demokratë votëvjedhur, janë gati të shpërthejnë  në protesta. E ndërsa Basha mendon për të çimentuar këmbët e thyera të karriges së kryetarit, tentakulat e pushtetit vazhdojnë të gllabërojnë atë çka ka mbetur jashtë gardhit të tyre. AMA dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së, janë fitoret e radhës të oktapodit qeverisës. Është hera e parë që edhe ish kryetari i PD-së që demokratët e pagëzuan lider, Sali Berisha, beson se ka bërë zgjedhjen e gabuar.

Në momentin e tij më ë vështirë Basha e ka braktisur. E ka braktisur, se nuk mund të thotë atë që ndjen: Jo, ne nuk e braktisim Berishën derisa një gjykatë të shprehet për fajësinë e tij. Jo, ne nuk do ta njohim si të ligjshme qeverinë Rama, pasi zgjedhjet u vodhën. E keqja është se edhe tre kandidatët përballë Bashës, nuk janë të qartë në rrugën që PD-ja duhet të ndjekë. Për Agron Shehajn që është rival i tij kryesor: ‘’zgjedhjet u njohën dhe ne si PD nuk kemi ç’të bëjmë’’?! Edhe pse një figurë me cilësi shumë pozitive të një personi që mund të kapi majat e suksesit falë talentit dhe aftësisve, Agron Shehaj në politikë tregon se është një lojtar diletant.

Nuk mund të pretendosh suksesin e opozitës duke thëne se ne do hymë në parlament, sepse ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet. Edhe fëmijës po nuk qau, nuk i japin për të pirë gji – thotë populli. Opozita, sigurisht që nuk e ka më “luksin” e djegies së mandateve, por duhet të ndërthur veprimin opozitar në parlament dhe në rrugë, për të kundërshtuar maskaradën e 25 Prillit. Opozita duhet të përdorë çdo mjet dhe forum ndërkombëtar, për të denoncuar vjedhjet e zgjedhjeve. Gara e brendshme, nuk duhet ta pengojë opozitën të mbush sheshet e protestave për votën e vjedhur. Nuk ka dhunim më të rëndë të dinjitetit njerëzor, sesa vjedhja e votës. Por fatkeqësisht të katërt rivalët në garë për karrigen e kryetarit, më shumë mendojnë për kryetarllëkun, sesa për mbështetësit e tyre që janë mes katër rrugëve. Demokratët e thjeshtë tani do ti nënshtrohen regjimit duke jetuar si qytetar të dorës së dytë, ndërsa më të rinjtë kanë bërë gati valixhet. Shqipëria do vazhdojë të shpopullohet frikshëm.

Zgjedhjet e brendshme të PD-së, janë zgjedhje pa zgjidhje. Pse? Sepse rezultati është vendosur që më parë. Kushtet e garës janë të pabarabarta për sfidantët e Bashës. Ai do vazhdojë të “lulëzojë” në garën pa garë për kryetar, ndërsa do të vyshket në garën reale për të qenë lider. Një nga përkrahësit e tij që ka çelsat e numëruesit të votave, thuri për kurorëzimin e tretë të Bashës në opozitë vargjet:   O PD, parti e bukur, që ke nam mbi lule shumë    

Mijëra vjet behar të bëjë, ti nuk gjen bilbil (kryetar) si unë!   

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione agron shehaj lulzim basha zgjedhjet ne pd agron shehaj lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll
Insights 20 Maj 2021, 15:46

Non Grata Saliu, apo OPOZITA?

Në vjeshtën e vitit 1987, u ndodha si shoqërues i dhëndërit – që ishte  një shoku im i ngushtë, teksa do  kërkonte zyrtarisht dorën e vajzës që i kish rrëmbyer ...

Insights 6 Maj 2021, 06:39

Rruga e re kineze e Mëndafshit pëson të çara

Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jasht...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni