Aktualitet

Zgjedhjet në UT, Vetëvendosje në Shqipëri: Do bëhen në kundërshtim me rregullat, qeveria kërkon të kapë institucionin e arsimit të lartë

Në deklaratë theksohet se urdhi për nisjen e fushatës zgjedhore dhe mbajtjes së zgjedhjeve bie ndesh me nenin 38 të Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, ku specifikohet që zgjedhjet shpallen të pavlefshme në rastin e një fatkeqsie natyrore që pengon pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim.
Featured image of article: Zgjedhjet në UT, Vetëvendosje në Shqipëri: Do bëhen në kundërshtim me rregullat, qeveria kërkon të kapë institucionin e arsimit të lartë Logo e Lëvizjes Vetëvendosje

TIRANË- Lëvizja Vetëvndosje në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me procesin zgjedhor në Universtietin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat qendra e VV në Shqipëri shkruan se qeveria po shfrytëzon situatën e pandemisë për kapjen e institucionit të arsimit të lartë. Më tej në deklaratë theksohet se urdhi për nisjen e fushatës zgjedhore dhe mbajtjes së zgjedhjeve bie ndesh me nenin 38 të Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, ku specifikohet që zgjedhjet shpallen të pavlefshme në rastin e një fatkeqsie natyrore që pengon pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim.

Më tej, pa ndjekur rregulloren, që kërkon shpalljen e fillimit të procesit zgjedhor nga Rektori, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) të kaluara, të cilit i ka mbaruar mandati, vendosi të shpallë kokë më vete fillimin e procesit zgjedhor. Senati Akademik në Unversitet, sipas rregullores, zgjedh një KIZ të ri për këto zgjedhje, ndërsa KIZ i zgjedhjeve të kaluara nuk e ka autoritetin të veprojë, edhe pse tashmë pretendon se ka marrë vendim”, shkruhet më tej.

DEKLARATA E PLOTË

Zgjedhjet që përjashtojnë studentët nga vendimmarrja! Kjo periudhë e rënduar nga pandemia do të duhej të ishte kohë solidarizimi e kujdesi për të gjithë. Do të duhej të përqëndroheshim te një reformë e thellë në shëndetësi dhe ekonomi. Por duket se pandemia po shfrytëzohet për të çuar përpara kapjen e institucioneve në Shqipëri, kësaj radhe në arsimin e lartë. Pushteti nuk e ka marrë parasysh në asnjë moment kërkesën legjitime që buroi prej protestave studentore të dhjetorit 2018, për rritjen e peshës së votës studentore mbi 10% në zgjedhje në universitet. Për më keq, pushteti po shfrytëzon pandeminë për të realizuar edhe përjashtimin thuajse të plotë të studentëve nga procesi zgjedhor në të gjitha universitetet publike të vendit.

Meqenëse këtë muaj mbaronin mandatet në universitete, më 14 janar 2020 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pati shpallur zgjedhjet për në datën 8 maj 2020. Për shkak të pandemisë dhe mbylljes së hapësirave universitare, MASR nxorri një urdhër të dytë më 26 mars 2020, ku vendosi që zgjedhjet të mbahen në 12 qershor 2020, ndërsa data 11 maj u caktua si fillimi i fushatës. Ky vendim shkakton problem për të gjitha universitetet publike. Për shembull, në Universitetin e Tiranës, vendimi bie ndesh me nenin 38 të Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, ku specifikohet që zgjedhjet shpallen të pavlefshme në rastin e një fatkeqsie natyrore që pengon pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim. Më tej, pa ndjekur rregulloren, që kërkon shpalljen e fillimit të procesit zgjedhor nga Rektori, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) të kaluara, të cilit i ka mbaruar mandati, vendosi të shpallë kokë më vete fillimin e procesit zgjedhor. Senati Akademik në Unversitet, sipas rregullores, zgjedh një KIZ të ri për këto zgjedhje, ndërsa KIZ i zgjedhjeve të kaluara nuk e ka autoritetin të veprojë, edhe pse tashmë pretendon se ka marrë vendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MASR ka bërë të ditur se synon rikthimin pas 3-4 javëve të një pjese të studentëve në auditore për nevoja të provimeve, punës në laborator, etj. Mirëpo, edhe ky synim do të lërë jashtë hapësirave universitare shumicën dërrmuese të studentëve. Ndërkohë grumbullimi i nënshkrimeve për studentët që synojnë të kandidojnë në organe si Senati Akademik, tashmë ka nisur. Në këtë situatë, ku studentët nuk janë në auditore, dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre larg qendrave universitare, mundësinë e kandidimit duke grumbulluar nënshkrime mund ta përdorin kryesisht ata studentë që kanë mbështetje organizative jashtë universiteteve, nga pushteti dhe partitë politike, duke e miniuar kështu procesin që në fillim.

 Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ngre pretendimin se organet drejtuese të universiteteve publike kanë qenë në të kaluarën të lira dhe të pa ndikuara nga partitë politike dhe interesat e tyre partikulare në Shqipëri, larg synimeve të zhvillimit të arsimit të lart. Më tej, është e qartë se një pjesë e mirë e problemit buron nga ligji për arsimin e lartë. Për më shumë, përplasja që po ndodh synon kalimin e kontrollit sipas rikonfigurimit të pushtetit në Shqipëri. Më saktësisht, kapjen e universitetit nga pushteti aktual dhe satelitët e tij. Zgjidhjet për problemet universitare në Shqipëri nuk duket se do të vinë as nga organet e vjetra vendimmarrëse në universitete, e as nga krijimi i organeve të reja në shkelje të rregulloreve dhe duke përjashtuar masën e gjerë studentore nga procesi zgjedhor. Tentativa për të mbajtur zgjedhje pa shumicën e studentëve, është shtypje e të drejtave bazë të studentëve dhe minim i rolit të studentit në universitet e në shoqëri.

Nevojitet kultivim i vazhdueshëm i një fryme universitare vetë-kritike që ka për qëllim pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë studentore në transformimet universitare dhe shoqërore, përmes formimit teorik, kritikës dhe organizimit. Fryma e protestave studentore që nisën në fund të vitit 2018 ka nevojë të trupëzohet brenda një lëvizjeje më të gjerë shoqërore që kërkon çlirimin nga kapja e univeristetit dhe e shtetit. Zgjidhjet gjenden te përfshirja e studentëve e jo te përjashtimi, te përpjekja e vazhdueshme për dije dhe zhvillim, kundër pabarazive e për drejtësi.

 (A.B. Dosja.al)

Shto Koment