Politike

Zgjedhjet në UT, Meta: Proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese

Kreu i Shtetit shprehet se procesi i ri zgjedhor duhet të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.
Featured image of article: Zgjedhjet në UT, Meta: Proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për procesin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Në një reagim, Meta shkruan se ky proces të mëshirojë parimet kushtetuese si dhe të zhvillohet në përputhje me ligjin. Më tej Kreu i Shtetit shprehet se procesi i ri zgjedhor duhet të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.

REAGIMI I METËS

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor. Nga ana tjetër Shahini në një intervistë televizive u shpreh se po shihet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve. Po ashtu dhe studentët kanë kërkuar që zgjedhjet anulohen, pasi nuk mund të votojnë dot. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment