Aktualitet

FOTO-SKANDALI/ Zgjedhjet në Universitete me kutitë e Partisë Socialiste… pamjet që vijnë nga zgjedhjet e “pavarura”

  • Në zgjedhjet për universitete po përdoren kutitë e votimit të Partisë Socialiste. Tashmë janë hedhur edhe votat e para.
    Featured image of article: FOTO-SKANDALI/ Zgjedhjet në Universitete me kutitë e Partisë Socialiste… pamjet që vijnë nga zgjedhjet e “pavarura” Kutia e votimit dhe kandidatët për Rektor në UT

    TIRANË-Skandal! Në procesin e zgjedhjeve në universitete po përdoren kutitë e Partisë Socialiste. Siç shihet qartë edhe në foton e mëposhtme kutitë që ndodhen në auditore kanë logon e PS-së. Brenda tyre janë hedhur edhe votat e para.

     

    Foto nga kutia e votimit

    Zgjedhjet në universitetet publike kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit, ku po votohet për drejtuesit të rinj, Rektorë dhe anëtarët e Senatit Akademik.  Pritet që në këto zgjedhjet të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.  Ndërsa, 68 vëzhgues do të jenë për kandidatët për rektor, deri tek përgjegjësi i departamentit dhe 93 vëzhgues nga studentët. Po kështu, 3 vëzhgues do të jenë nga sindikatat dhe 4 media të akredituara.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sa i përket Universitetit të Tiranës në garë për Rektor janë Artan Hoxha i fakultetit Juridik, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës. Kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment