Politike

Zgjedhjet në universitete, Shahini: I kërkuan vetë rektorët…11 prej tyre deshën ndryshime

VIDEO
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se zgjedhjet në universitete nuk janë problem i kuvendit dhe politikës, por universitetit.
Featured image of article: Zgjedhjet në universitete, Shahini: I kërkuan vetë rektorët…11 prej tyre deshën ndryshime Besa Shahini

TIRANE– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se zgjedhjet në Universitete u kërkuan nga vetë rektorët. E pyetur në Kuvend gjatë interpelancës me deputeten e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri, Shahini tha se zgjedhjet në universitete nuk janë problem i kuvendit dhe politikës, por universitetit.

REPLIKA NË KUVEND: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Besa Shahini: Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve. Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme. Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim. Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë.

Fatjona Dhimitri:  Urdhri juaj për 30 korrikun është i paligjshëm. E drejta u ka kaluar vetë universiteteve. E keni futur në kaos botën universitare duke nxjerrë urdhra kontradiktorë. Anuloni data, zhvleftësoni vendime të vjetra, por lini pasojat. Kandidaturat e mëparshme i quani të mirëqëna. Nuk morëm ndonjë përgjigje lidhur me rrezikshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ju në vend të ulni kokën për paaftësinë insistoni të gjeni zhgënjimin tek të tjerët. Njësoj si për zgjedhjet e korrikut është e njëjta taktikë. Nëse shkaktohen vatra në universitete atëhere përgjigjen e keni tek SPAK-u pasi ju kapin dhe ndryshimet në Kodin Penal. Lëreni pak të qetë rininë se e keni trullosur fare.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment