Politike

Zgjedhjet në universitet, Vokshi publikon dokumentet: Farsë, Shahini tallet me studentët

Vokshi në një postim në Facebook, ka treguar se zgjehdjet në bord nuk janë bërë siç duhet pasi janë shpallur fitues ata që kanë marrë më pak vota.
Featured image of article: Zgjedhjet në universitet, Vokshi publikon dokumentet: Farsë, Shahini tallet me studentët Albana Vokshi dhe ministria e Arsimit

TIRANË– Ish-deputejta e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim në lidhje me zgjedhjet në Bordin e Universiteteve. Vokshi në një postim në Facebook, ka treguar se zgjehdjet në bord nuk janë bërë siç duhet pasi janë shpallur fitues ata që kanë marrë më pak vota.

Ish-deputetja shton më tej se për për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. “Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!!”, shton Vokshi.

POSTIMI I PLOTË

ZGJEDHJE FARSË EDHE PËR BORDET E UNIVERSITETEVE

TALLJA E RËNDË E MINISTRES SHAHINI ME STUDENTËT!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë vitash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arsyetimin mbi c’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!

Zgjedhjet në Bordin e Universiteteve janë bërë pas protestave të studentëve. Kjo ishte një dnër pikat që kërkuan studnetët kur dolën në protestë në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas tyre anëtarët e Bordit në univesitete ishin të zgjehdur jo prej tyre, por të emëruar dhe nuk delegonin kërkesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment