Politike

Zgjedhjet në Tuz/ Bushati: Të fuqizojmë shqiptarët në Mal të Zi, përmes koalicionit

Bushati e cilësoi këtë një lajm shumë të mirë për shqiptarët atje. Koalicioni “Malësia na bashkon”, sipas tij fuqizon statusin e shqiptarëve në Malin e Zi.
Featured image of article: Zgjedhjet në Tuz/ Bushati: Të fuqizojmë shqiptarët në Mal të Zi, përmes koalicionit Ditmir Bushati në Shkodër

SHKODËR- Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka përshëndetur sot nga Shkodra bashkimin e shqiptarëve për zgjedhjet në komunën Tuz.  ku për herë të parë Tuzi fiton statusin e komunës së pavarur.

Bushati e cilësoi këtë një lajm shumë të mirë për shqiptarët atje. Koalicioni “Malësia na bashkon”, sipas tij fuqizon statusin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Së pari është një kënaqësi e madhe për ne që shqiptarët janë bashkuar në zgjedhjet për drejtimin e komunëz Tuz. Kujtoj që janë berë shumë përpjekje në të shkuarën për të siguruar statusin e pavarur të komunës për të qenë e pavarur nga Podgorica. Së dyti, koalicioni “Malësia na bashkon”, shpresoj të jetë një premisë e mirë për, jo vetëm për zgjedhjet që do të zhvillhen nesër në Tuz, por mbi të gjitha edhe për të fuqizuar më tej statusin e shqiptarëve në Malit të Zi, sepse ju e dini se shqiptarët në Mal të zi, ishin një  forcë përcaktuse për pavarësinë e Malit të Zi dhe për kursin euroatlantik, pasi janë një urë solide  e miqësisë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ditmir Bushati

Dita e nesërme, 3 Marsi pritet të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi. Për herë të parë partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon” në zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Malësi, nga ku pritet që drejtimin ta marrin shqiptarët.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Përfaqësuesit e koalicionit të tre subjektet politike kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”. Kjo mundësoi kandidimin me një listë të vetme.

Ata vlerësojnë se zgjedhjet konsiderohen si një referendum që përcakton të ardhmen e komunitetit shqiptar atje, pas hyrjes në fuqi të ligjit shtatorin e vitit të kaluar që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës.

Rreth 11.800 votues do të votojnë në 30 qendra votimi, e më pas kryetari i Komunës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Në komisionin komunal janë dorëzuar emrat që do të kandidojnë për kuvendin komunal, një prej tyre edhe koalicioni shqiptar. Gjithçka në komunën e Tuzit është bërë gati për zgjedhjet, madje dokumentet janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.

Shto Koment