SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Rezultatet paraprake flasin për një përmbysje historike të partisë kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, në qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stamboll, rezultatet janë aq shumë të ngushta, sa që nuk mund të përcaktohet një fitues, edhe pse partia qeveritare AK duket se kryeson.
Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.
Zgjedhjet vijnë në një periudhë tejet të turbullt dhe mes vështirësish ekonomike. Turqia ka rënë në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike, inflacioni ka shkuar në nivelin 20 për qind, ndërsa lira turke ka rënë me më shumë se një të tretën e vlerës.
Presidenti Erdogan i quajti zgjedhjet si jetike për të përcaktuar “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij “për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), e cila ka dominuar politikën vendase për 16 vite. Këto janë të parat zgjedhje lokale në vend, që kur Erdogani mori fuqi më të zgjeruara ekzekutive në rolin e presidentit, përmes referendumit të vitit të kaluar.
Sa i përket rasteve të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar në përplasje anembanë vendit. Dy persona janë qëlluar për vdekje në një qendër votimi në qytetin lindor Malatya, ndërsa raportime lokale flasin se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të futej në “dhomën e fshehtë” të votimit, duke preferuar të votojë haptazi.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
CALIFORNIA- Një baba i zemëruar nga rezultatet e dobëta të të birit, ka filmuar momentin kur ai merr “Playstation 4” dhe si dënim detyron të birin t...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi tha se ai do të garojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që mbahen në muajin maj, pasi, siç u shpreh ai,...
Lordi i drogës El Chapo po fillon një linjë veshjesh me ndihmën e gruas së tij.El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Guzman dhe gruaja e tij 29 vje&...
Volodymyr Zelenskiy, një komedian televiziv në Ukrainë, është futur në garën për të qenë presidenti i ardhshëm i Ukrainës.Ai është duke u ngjitur lart me një pj...
Një nga rekrutët më të rinj të Britanisë së ISIS me nofkën “Osama bin Bieber” është vrarë nga grupi terrorist pasi dyshonin se ishte spiun.Mohammed ...
Banda rumune “Taxi”, e njohur për mesazhet e saj të forta politike, ka lancuar një këngë të re ku sulmon korrupsionin dhe politikanët.Dosja.al ka përkthyer teks...
AFGANISTAN– Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, i ka shpëtuar një atenati, nga një sulm i dyshuar i talebanëve, ku ka mbetur i vdekur ...
Turqi: Rexhep Tayyip Erdogan përdor të gjitha format e tij për të fituar zgjedhjet. Në sheshet kryesore të Turqisë janë ngritur tezga me perime, në të cilat pr...
Disa studiues kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizav...
SERBI-Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.Vuçiç ka thënë se serbët do t’i ...