Politike

Del SKENARI/ Ja 5 zonat e nxehta ku PD do protestojë nesër, Tirana e rrethuar nga militantët e PD

Protesta e PD në Tiranë është fokusuar në pesë shkolla, aty ku janë disa qendra votimi dhe në to do të marrin pjesë rreth 1000 persona.
Featured image of article: Del SKENARI/ Ja 5 zonat e nxehta ku PD do protestojë nesër, Tirana e rrethuar nga militantët e PD Zonat e nxehta ku pritet të protestojë PD

TIRANË- Partia Demokratike e Tiranës nesër do të organizojë protesta kundër votimeve. Sipas një dokumenti, thuhet se se nesër në disa qendra votimi do të ketë  protesta që nga ora 07:00 deri në 20:00.

Në shkresën e firmosur nga Ervin Minarolli, kryetar i degës së PD në Tiranë, publikuar nga RealStory rezulton se PD ka njoftuar Policinë.

Protesta e PD në Tiranë është fokusuar në pesë shkolla, aty ku janë disa qendra votimi dhe në to do të marrin pjesë rreth 1000 persona. Kështu, zonat e nxehta ku pritet të protestojë PD janë KZAZ pranë shkollave “Avni Rustemi”, Qemal Stafa”, “Konferenca e Pezës”, Kristoforidhi” dhe “Dora Distria”.

Dokumenti i PD

Ditën e nesërme Shqipëria i drejtohet zgjedhjeve lokale, ku pjesëmarrëse është vetëm mazhoranca. PD dhe LSI kanë djegur mandatet dhe janë jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që ngërçi është shtuar pas dy dekreteve të presidentit Ilir Meta, atë për anulimin e zgjedhjeve dhe atë për një datë të re që është 13 tetori, të dyja këto dekrete të quajtur nul nga PS.

(A.B.F.G/ Dosja.al)

Shto Koment