Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Amerikanët votojnë duke respektuar masat kundër Covid-19, Melania Trump e vetmja pa maskë

Sipas Reuters, qytetarët i kanë respektuar me përpikëmëri të gjitha masat për të shmangur infektimin nga koronavirusi, duke mbajtur maska dhe duke ruajtur distancimin social. Por përjashtim ka bërë vetëm  Melania Trump.
Featured image of article: Zgjedhjet në SHBA/ Amerikanët votojnë duke respektuar masat kundër Covid-19, Melania Trump e vetmja pa maskë Foto ilustruese

SHBA- Amerika po voton sot për presidentin e vendit. Ndërkohë që priteshin trazira, deri më tani sipas Reuters, qytetarët i kanë respektuar me përpikëmëri të gjitha masat për të shmangur infektimin nga koronavirusi, duke mbajtur maska dhe duke ruajtur distancimin social. Por përjashtim ka bërë vetëm  Melania Trump, e cila ka qenë e vetmja që është shfaqur pa maskë, kur ka hedhur votën e saj në Palma Beach në Florida.

Ndërsa në Atlanta, Georgia, një numër i madh votuesish hodhën votat e tyre para lindjes së diellit në Parkun e Piemonteve. E para në radhë ka qenë Ginnie House, një aktore 22- vjeçare, e cila ka votuar hapur për Joe Biden.

“Unë e humba fletën e votimit herën e kaluar dhe nuk do ta humbas këtë votim,”- ka thënë ajo. Ndërkohë e pyetur për Donald Trump ajo ka thënë se nuk është mbështetëse e tij. “Ai po e ndan vendin tonë,”-shtoi ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin. Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment