Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësi i BDI: Presim fitore

Zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani ka falenderuar qytearët për besimin dhe votën e tyre, ndërsa ka shtuar, se pret fitoren në këto zgjedhje.
Featured image of article: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësi i BDI: Presim fitore Bujar Osmani

MAQEDONI E VERIUT-Zëdhënësi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka falenderuar qytetarët për besimin dhe votë e tyre.

Më tej ai është shprehur, se pret fitore nga zgjedhjet. Gjithashtu Osmani ka ftuar partitë e tjera për t’i mbështetur në kauzën e tyre, për të formuar një qeveri me kryeministër shqiptar.

Pjesëmarrja e lartë është shenjë e fortë për demokracinë tonë. Vlerësoj punën e komisionerëve të cilët garantuan proces të sigurt zgjedhor për qytetarët. Dua të shpreh mirënjohje edhe për aktivistët tanë. Megjithëse presim ende rezultatet, jemi krenar për fushatën tonë. Nga ajo që dimë jemi të bindur se kemi arritur qëllimin tonë për të sjellë BDI-në në pozitë për të realizuar kërkesën tonë. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe votën e tyre. E pranojmë këtë përgjegjësi për të përmbushur premtimet tona. Nga nesër do të fillojnë aktivitetet me palën maqedonase për formimin e një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar. I ftojmë edhe partitë tjera të na bashkëngjiten në këtë kauzë. Presim fitore, por këto zgjedhje do të mbahen mend për fitoren e shqiptarëve”, tha Osmani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur që të hënën. Fillimisht kanë votuar personat e infektuar me COVID-19, ndërsa sot është raundi i fundit, ku ka hedhur votën në kuti pjesa tjetër e popullsisë. Në këto zgjedhje, Maqedonia e Veriut mund të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, pasi Naser Ziberi i BDI është kandidati i parë shqiptar në historinë e këtij shteti.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment