Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Prononcohet Vetëvendosja e Albin Kurtit, anëtari i kryesisë: Do të përkrahim koalicionin Aleanca-Alternativa!

Prononcohet Vetëvendosja e Albin Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të përkrahë koalicionin Aleanca-Alternativa.
Featured image of article: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Prononcohet Vetëvendosja e Albin Kurtit, anëtari i kryesisë: Do të përkrahim koalicionin Aleanca-Alternativa! Arbër Zaimi

KOSOVË-  Pavarësisht se paralajmëruan se do të hapin parti politike në Maqedoni të Veriut, mesa duket në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës do të përkrahë koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi në një postimi në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që në këto zgjedhje të rreshtohen në krah të koalicionit ASH-AAA (Alternativa)

Së fundi, kam patur mundësinë të njoh edhe të rinjtë nga këto dy subjekte, në ligjëratat që kam mbajtur, si i ftuar, në shkollat politike respektive. Mes atyre të rejave e të rinjve ka plot që në të ardhmen mund të jenë aktualizim i shpresave e dëshirave të shqiptarëve të RMV. Po të isha votues atje, do u kisha besuar kësaj radhe këtyre dy subjekteve.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë: 

I njoh edhe personalisht prej vitesh tashmë disa nga veprimtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, dhe mendoj se koalicioni që kanë lidhur për zgjedhjet atje është i qëlluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mendoj se subjektet e vjetra, me të njëjtat taktika e veprime, nuk mund të sjellin diçka të re për shqiptarët e RMV, të cilët janë komunitet i madh e në vendin e vet, as të vajtur, as pakicë, as të tepërt. Së fundi, kam patur mundësinë të njoh edhe të rinjtë nga këto dy subjekte, në ligjëratat që kam mbajtur, si i ftuar, në shkollat politike respektive. Mes atyre të rejave e të rinjve ka plot që në të ardhmen mund të jenë aktualizim i shpresave e dëshirave të shqiptarëve të RMV. Po të isha votues atje, do u kisha besuar kësaj radhe këtyre dy subjekteve. (Me shpresën që nuk ndërhyn për t’i mbështetur Edi, Batoni dhe Genti, mbështetja e të cilëve kudo që po ndodh po sjell rezultate të këqija për shqiptarët.

Ndërkohë paralajmërimi i VV-së për shtrije në Maqedoni të Veriut nuk është pritur mirë nga partitë politike në Maqedoni. Nga BDI-ja dhe PDSH-ja thanë se janë të zënë dhe se nuk e kanë dëgjuar se çfarë ka paralajmëruar kreu i VV-së Albin Kurti. Nga Lëvizja Besa u përgjigjën pak sa me ironi se janë të zënë me punët e fushatës ndërsa nuk ka pasur asnjë qëndrim nga eksponentët e Aleancës për Shqiptarët.

J.V/Dosja.al

Shto Koment