Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Opozita fitoi më shumë vota se pushteti

Mickoski thotë se VMRO-DPMNE-ja ka më shumë vota se LSDM-ja, pa Lëvizjen Besa, me të cilën është në koalicion. Diferenca në vota sipas Mickoskit, është diku rreth dhjetë mijë.
Featured image of article: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Opozita fitoi më shumë vota se pushteti Lideri i i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

MAQEDONI E VERIUT- Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që përfunduan pas 3 ditësh dje në orën 21:00, u shpreh se partia opozitare e ka kredibilitetin më të madh të luftojë për përbërje të Qeverisë së re.

VMRO-DPMNE-ja, sipas tij ka më shumë vota se LSDM-ja, pa Lëvizjen Besa, me të cilën është në koalicion. Diferenca në vota sipas Mickoskit, është diku rreth dhjetë mijë.

“Është me rëndësi që në Maqedoni disponimi është opozitar, ndërsa rezultatet tregojnë se opozita fitoi më shumë vota se pushteti, ndërsa VMRO-DPMNE-ja, pa Lëvizjen Besa në radhët e LSDM-së fitoi më shumë mandate të deputetëve. VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për ripërtëritje të Maqedonisë’ fituan në 41 komuna.”- deklaroi Mickoski.

Ndër të tjera ai përmendi Shkupin, Gjorçe Petrovin, Butelin, Gazi Babën, Kisela Vodën, Sopishten, Petrovecin, Ilindenin, Makedonski Brodin, Velesin, Kratovën, Sveti Nikollën, Shtipin, Negotinën, Prilepin, Strugën dhe disa vende tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky rezultat është arritur në disa rrethana të vështira, presione të fuqishme dhe shumë parregullsi. Pushteti zbatoi rryshfet masiv. Sot ueb-faqja e KSHZ-së nuk punon, ndërsa marrim informata të ndryshme se në mënyrë të dyshimtë janë numëruar të dhënat.”- tha ai duke shtuar se me këtë kanë luftuar gjatë gjithë periudhës së  fushatës.

E gjitha kjo siç tha Mickoski, i jep të drejtë pasi VMRO-DPMNE-ja e ka kredibilitetin më të madh që të luftojë për përbërje të qeverisë së re, e cila duhet të ballafaqohet në sfida serioze.

“Unë jam optimist, pasi paraqitem në mënyrë të ndershme dhe parimore. Alternativa e tërë kësaj është Zaevi dhe vazhdimi i agonisë.”- u shpreh  Mickoski.

A.C/Dosja.al

Shto Koment